“Bulevardi i korrupsionit”, opozita denoncoi favorizimin e fituesit të tenderit/ KLSH denoncoi në Prokurori zyrtarët e Bashkisë

Emisioni Vetting në News24 ka trajtuar çështjen e rikonstruksionit të bulevardit të Dibrës dhe fasadave të godinave. Fondi limit për këtë tender ishte 225 mln lekë ose 2.3 mln euro, ndërkohë që kompania fituese

Teksa shkeljet e evidentuara nga institucionet audituese dhe banorët zbulojnë dëme financiare për buxhetin dhe për infrastrukturën e sheshit, e gjithë vëmendja ndalet te kompania që ka lidhur kontratën për të kryer punimet.

Asokohe Partia Demokratike akuzoi qeverinë përmes deputetes Ina Zhupa se tenderat ia kishte dhënë nipit të deputetit të Partisë Socialiste, Sadri Abazi.

Kompania “Alko Impex General Construksion” është themeluar në vitin 2009 dhe është degë e kompanisë Alko Impex në Kosovë, e cila është themeluar në vitin 2004.

Kompania është në pronësi të biznesmenit nga Kosova Imer Ademi dhe si administrator ka Arbër Abazin, nipi i ish deputetit Sadri Abazi.

Nga të dhënat e siguruara nga Open Data Albania, kjo shoqëri ka marrë miliona euro nga fondet publike kryesisht në sektorin e infrastrukturës në ndërtimin e rrugëve, por edhe nga bashkitë.

Deputetja e Partisë Demokratike Ina Zhupa akuzoi deputetin socialist Sadri Abazin se kompania ishte favorizuar nga qeveria për të fituar tenderin. Deputetja e Partisë Demokratike ngrinte akuza sepse nga gara u skualifikuan dy kompani që ofruan 200 mijë euro më pak se kompania e deputetit socialist.

 “Oligarku i Ramës ka marrë një tender pak ditë më parë 870 milionë lekë për rikonstruksionin e Bulevardit “Elez Isufi” në Dibër, ku ishte paracaktuar fitues Sadri Abazi dhe nipi i tij me kompaninë e tij ALKO-IMPEX, operatorët e tjerë në garë u skualifikuan, ndonëse dy prej tyre u skualifikuan ndonëse dhanë një ofertë 200 milionë lekë më pak sesa firma e Sadriut”, theksoi Ina Zhupa.

Denoncimit të Partisë Demokratike i është bashkangjitur edhe Kontrolli i Lartë i Shtetit, i cili në vitin 2018 ka denoncuar në Prokurorinë e Dibrës, ish kryetarin e bashkisë Hatem Fida dhe 4 drejtues të tjerë që kanë qenë pjesë e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave në Bashkinë e Dibrës.

Në raport u gjetën shkelje në tenderin e bulevardit “Elez Isufi”, por edhe të tenderit tjetër për infrastrukturën dhe rregullimin e hapësirave te Pallati i Kulturës në Peshkopi.

Sipas auditueseve, për tenderin e bulevardit “Alko-Impex General Construction” është shpallur fitues në shkelje të ligjit sepsa ka mungesa të theksuara në dokumentacion.

Por tenderat e Bashkisë Dibër nuk përfundojnë me kaq, pasi më 15 gusht 2016, ish kryetar i Bashkisë Dibër Hatem Fida do të shpallte fituesin për tenderin “Përmirësim i infrastrukturës vendore dhe Rivitalizimi i hapësirave publike në zonën pranë Pallatit të Kulturës”, me vlerë rreth 1.3 milionë euro. Edhe për këtë tender do të shpallej përsëri fitues kompania “ALKO-IMPEX General Construction”. Në këtë rast, audituesit deklarojnë se kjo kompani ka fituar tenderin pa plotësuar kriteret, në shkelje të ligjit për Prokurimin Publik.

 “Ne mund te kemi kompani ose grupe interesi, oligark qe firmat e ndertimit apo inverstimit kane zbatuar te njejtin program ne nje pjese te madhe te bashkive, kjo nuk le shije te mire. Kjo tregon qe ne rinindjen urbane u krijuan oligopole qe kontrollonin keto investime ne bashki”, shprehet Haxhimiali.

Supozohet që sheshet të kenë një jetëgjatësi mesatare nga 50 deri në 100 vite, por vetëm tetë vite më pas bulevardi është shkatërruar plotësisht dhe pritet që t`i nënshtrohet një tjetër ndërhyrjeje rehabilituese, që përfshin heqjen e pllakave si pasojë e degradimit dhe zëvendësimin e tyre nga e para.

“Jetgjatësia e objekteve të tilla, të shesheve të ndërtimit, objekteve të ndërtimit kanë një jetëgjatësi minimale 100 vjeccare. Që do të thotë se mund të marrim një kosto amortizimi, në rastet e shesheve shkon 50 përqind që do të thotë se mund të marrim një kosto amortizimi 2 përqind në vit. Kjo është arsyeja që ne projektojmë duke zbatuar detajet e projektit, hidro. Dalim në konkluzionin se jetëgjatësia e një objekti duhet të jetë 100 vite”, thotë arkitekti Enea Stavri.

 

 


Arena e Lajmit

“Bulevardi i korrupsionit”, opozita denoncoi favorizimin e fituesit të tenderit/ KLSH denoncoi në Prokurori zyrtarët e Bashkisë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook