Stresi dorëzohet në policinë e Kosovës pas disa muajsh që ishte shpallur në kërkim.
Zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova, tha se Arkimend Lushaj është paraqitur në stacion bashkë me avokatin e tij.
“Rreth orë 9:00, personi i kërkuar Arkimed Lushaj është vetëdorëzuar në polici së bashku me avokatin e tij. I njëjti ishte shpallur në kërkim nga policia para disa javësh”,u shpreh ai.
Artisti ishte shpallur në kërkim nga autoritetet e drejtësisë së Kosovë nën dyshimet se ishte përfshirë në një incident në një klub nate në Pejë.