Gjithçka për rritjen e jetëgjatësisë së baterive të makinave elektrike

Ata që nuk bëjnë dot pa celular, për punë apo edhe për pasion, e dinë mirë rëndësinë e të pasurit gjithmonë në dispozicion një bateri rezervë dhe shpesh kur blejnë një celular të ri kujdesen ta kërkojnë atë, shkruan focus.it.

Për arsye të ngjashme, të tjerët e dinë se sa e rëndësishme është të drejtosh një makinë me autonomi karikimi sa më të madhe; por përpiquni të mendoni për të ardhmen, kur të gjitha automjetet së pari do të bëhen hibride, pastaj plotësisht elektrike dhe dy nevojat e ndryshme do të bashkohen në mënyrë të pandashme.

Por, sa kohë funksionojnë bateritë e makinave elektrike?

Përgjigjja është mjaft banale: askush nuk e di me siguri!

Po, duket e pabesueshme që markat e kalibrit të ”Toyota”, ”Nissan” dhe ”Chevrolet”, vetëm për të përmendur disa, po synojnë me vendosmëri në këtë drejtim, pa e ditur saktësisht se çfarë i pret.

Në Detroit, në fakt, që nga fundi i vitit 2007, vit në të cilin u prodhuan pjesët e para të baterisë së përdorur, qindra e qindra teste laboratorike janë bërë pa ndërprerje, ku funksionimi i tyre është testuar në kushtet më të ndryshme, nga ngrirja më e ftohtë në vapën më përvëluese, 24 orë në ditë, shtatë ditë në javë.

Të dhënat e mbledhura ishin aq inkurajuese sa e shtynë ”Chevrolet” dhe ”Nissan” t’i garantonin për tetë vjet ose 150 000 kilometra garanci.

Në përgjithësi, bateritë e automjeteve elektrike mund të mbështesin nga 1 000 deri në 1 500 cikle karikimi, prandaj, duke marrë parasysh një autonomi mesatare prej 300 kilometrash për çdo karikim, është e mundur të vlerësohet një kohëzgjatje maksimale që mbulon midis 300-450 mijë kilometra.


Arena e Lajmit

Gjithçka për rritjen e jetëgjatësisë së baterive të makinave elektrike

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook