Rritja e pensioneve, Beqiraj: Pensionistët po jetojnë një situatë të vështirë, po flitet në mënyrë populiste

Irena Beqiraj, ish-zv.ministre e Financave në qeverinë socialiste, në emisionin ‘Log,’ të gazetarit Endri Xhafo në News24 tha se rritja e pensioneve nuk mund të bëhet brenda natës.

Lidhur me atë sepse tani po flitet kaq shumë për rritjen e pensioneve, Beqiraj tha se kjo më shumë është populiste.

Sipas saj, pensionistët po kalojnë një situatë të vështirë për dy arsye: E para sepse pensionet e tyre kanë 12 vite që nuk rriten dhe e dyta janë ulur të ardhurat për ta nga remitancat.

“Unë mendoj se pensionistët po jetojnë një situatë më të  vështirë sesa e kanë pasur vite më parë. E para sepse pensionet e tyre kanë 12 vite që nuk rriten, ato indeksohen por nuk rriten dhe e dyta e ardhura e bazë e dytë që ata kanë janë remitancat, të cilat janë në euro dhe zhvlerësimi i euros ka ulur të ardhurën e dytë bazë.

Pensionistët janë votues aktiv dhe janë një bazë e rëndësishme e elektoratit socialist.

Mënyra si flasin partitë për pensionistët është populiste. Por ajo që mua më shqetëson është që edhe pse partia në pushtet i ka disa mjete për të bërë ndryshime, narativa e saj është larg këtyre mjeteve”, tha Beqiraj.


Arena e Lajmit

Rritja e pensioneve, Beqiraj: Pensionistët po jetojnë një situatë të vështirë, po flitet në mënyrë populiste

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook