Amorim i jep lamtumirën Sporting-ut dhe zbulon prapaskenat në akordin me United: Doja të qëndroja deri në fund të sezonit këtu, por ishte e pamundur

Ruben Amorim i jep lamtumirën klubit të tij të Sportingut të Lisbonës, në mënyrën më të mirë të mundshme. “Luanët” e Lisbonës, arritën suksesin e radhës, pas fitores së thellë 5-1 ndaj modestëve të Estrelas, ku sulmuesi kryesor i tyre, suedezi Gyokeres realizoi plotë 4 gola. Kjo ishte fitorja e 10 radhazi për kampionët në fuqi.

Pikë të plota për Sporting, me Ruben Amorim që nga nisja e javës së ardhshme do të shndërrohet në “djall”, teksa do të ulet në stolin e Manchester United. Largohet kështu 39 vjeçari nga klubi i tij Sporting, pas fitimit të 2 kampionateve, i pari në 2021, që i riktheu titullin kampion “Luanëve”, pas plotë 19 vitesh dhe i dyti, pikërish sezonin e fundit, ku Sporting ishte dominuese.

Një dominim që skuadra e Amorim e ka bërë edhe në këto 10 javë të para të kampionatit, duke ndërtuar kështu një skuadër perfekte. 48 gola të realizuar në këtë sezon, janë tregues i filozofisë së trajnerit portugez për futbollin që ai ka në mendjen e tij. Të premten në mbrëmje në ndeshjen e tij të fundit si trajner i Sporting, ku Amorim u përshëndet para dhe pas ndeshjes nga tifozeria e Sporting, që kishte mbushur Jose Alvaladen, pikërisht për të falenderuar trajnerin 39 vjeçar, për mënyrën se si e ndryshoi skuadrën e Sportingut.

Në fund të ndeshjes, Ruben Amorim duke i falenderuar të gjithë tifozët si dhe drejtuesit e klubit, në fjalën e tij të fundit si trajner i Sportingut të Lisbonës, zbuloi edhe prapaskenën e veçantë lidhur me akordin me United:

“Kjo ka qenë periudha më e bukur e jetës time. Une kisha folur me drejtuesit e Sporting dhe u kisha thënë se ky do të ishte sezoni im i fundit këtu. Por oferta e ardhur nga United ishte e tillë, që nëse nuk u thoja “PO” tani, nuk do të kisha më shans të drejtoja ata në sezonin e ardhshëm. Unë personalisht do të doja të qëndroja këtu deri në fund të sezonit, më shumë se kushdo tjetër, më besoni për këtë, por ishte e pamundur”.

Fansat e United do të mirëpresin në këtë mënyrë nga java e ardhshme, teknikun portugez, duke shpresuar se do të mundësojë të njëjtën filozofi edhe tek djajtë, për të ndërruar kapitull e për t’u rikthyer kështu së qenuri sërisht kompetitiv.


Arena e Lajmit

Amorim i jep lamtumirën Sporting-ut dhe zbulon prapaskenat në akordin me United: Doja të qëndroja deri në fund të sezonit këtu, por ishte e pamundur

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook