VIDEO/ Marshim-protestë në Shkodër, nis grumbullimi i qytetarëve, Boçi: Revoltë kundër krim-politikës

Në Shkodër do të zhvillohet mesditën e sotme një marshim-protestë pas ngjarjes kriminale të ndodhur pak ditë më parë ku 3 persona humbën jetën, mes të cilëve edhe një grua. Mbështetës të opozitës dhe qytetarë janë mbledhur para bashkisë së Shkodrës në atë që u quajt si marshim-solidariteti kundër kriminalitetit.

Protestës i janë bashkuar deputetët e PD-së si Dhurata Çuli, Edmond Spaho, Ramadan Lika, Lindita Metaliaj etj.

Luçiano Boçi, nënkryetar i PD-së, në një intervistë për gazetarin Osman Stafa në News24, tha se në sytë e qytetarëve shkodranë dhe gjithë Shqipërisë se ai që sundon në vend është krim politika.

Boçi tha se një nga objektivat politikë të Edi Ramës është të mposhtë Shkodrën, ta poshtërojë këtë qytet.

“Shkodra duhet të shprehë revoltën, zemërimin, nuk ka kohë për të heshtur, për t’iu bindur. Duhet një mosbindje civile dhe politike”, tha Boçi.

Shkak për protestën e sotme është krimi i organizuar dhe masakra e ditëve të fundit, e cila i morri jetën edhe gruas së pafajshme, e cila nuk kishte lidhje fare me personat që ndodheshin në automjetin ndaj të cilit u qëllua me breshëri automatike.

Si pasojë e të shtënave humbën jetën Arlind Bushati dhe Hamza Lici. Ndërkohë bashkëshorti i qytetares Flutura Basha, që humbi jetën, Bashkim Basha, ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore në spital.


Arena e Lajmit

VIDEO/ Marshim-protestë në Shkodër, nis grumbullimi i qytetarëve, Boçi: Revoltë kundër krim-politikës

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook