Çështja e pensioneve/ Marka: Ne propozuam që minimumi jetik nga 80 të shkojë 320 mijë lekë, por projektligji nuk u miratua, sepse…

Në rubrikën ‘Opinion’ ne News24 sot u diskutua çështja e pensionistëve.

Jani Marka, nga ‘’Levizja Bashkë’’ ka qenë i ftuar dhe ka diskutuar rreth çështjes së pensioneve.

Marka u shpreh se prej kohësh ata kanë përgatitur një projektligj i cili rishikon pagat dhe pensionet, teksa kjo nuk është miratuar.

Marka tha se është propozuar që minimumi jetik nga 80 të shkojë në 320 mijë lekë, i pensioneve por kjo gjë nuk është marrë parasysh nga qeveria.

Më tej Marka shtoi se gjithashtu është bërë dhe një fushatë në lidhje me pensionet shoqëror dhe pagat por sërish asgjë nuk është zgjidhur pasi e cilëson Ramën si mjeshtër të propagandës dhe nuk i intereson që këto propozime të merren parasysh.

Marka:

Ne mblodhëm 1 mijë e ca firma dhe përgatitëm një projektligj për minimumin jetik por sërish nuk u miratua.

Në qershor në bëmë një fushatë për pagat dhe pensionet dhe kërkuar që pensionet sociale të ishin minimumi jetik gati dyfish i asaj që është pra duhet të jetë rreth 320 mijë lekë, të vjetra.

Sot në Shqipëri njihet pensioni social kur mbush 70-vjeç dhe është 85-mijë lekë dhe ne themi kjo të jetë në minimumin jetik dhe të ketë një rivlerësim të të gjitha rrethanave.

Ne themi që nga mosha 70 të shkojë në 65-vjeç, gjithashtu edhe për kontributet nga 15 vite që duhen ne propozuam të shkojë në 10 -vite por sërish nuk u zgjidh asgjë.

Rama është mjeshtër i propagandës, por fakti që ai del dhe kërcënon të gjithë që të paguajnë sigurimet shoqërore është një dështim i qeverisë.

()


Arena e Lajmit

Çështja e pensioneve/ Marka: Ne propozuam që minimumi jetik nga 80 të shkojë 320 mijë lekë, por projektligji nuk u miratua, sepse…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook