Skënderbeu në prag, Brdariç: Jemi të motivuar, bëjmë maksimumin

Thomas Brdaric, trajneri i Vllaznisë bëri analizën e tij para ndeshjes ndaj Skënderbeut:

“Skënderbeu? Kemi rikuperim të mirë për nesër dhe me stafin mjekësorë jemi munduar të kemi të gjithë lojtarët e gatshëm. Kemi një plan të mirë për ndeshjen e nesërme. Është një ndeshje që e luajmë në shtëpinë tonë, ne e dimë se Skënderbeu ka cilësi, por duhet t’i japim vetes forca për të qenë të koncentruar gjatë gjithë lojës. Duhet të përballemi në një mënyrë profesionale ndaj tyre dhe të kemi një ide se si të luajmë.

Kemi stërvitjen e fundit sot dhe do të punojë detajet për sfidën e nesërme. Gjatë lojës duhet të rregullojmë disa gjëra në sulm dhe mbrojtje.

Keni pësuar shumë gola në mbrojtje? Ne na duhet një balancë e mirë siç e kam thënë gjithmonë. Ne mund të shënojmë në çdo sekond të ndeshjes, por secili duhet të kuptojë se e rëndësishme është mbrojtja.

Jam i kënaqur nëse shënojmë mesatarisht 3-4 gola, por mënyra se si i pësojmë s’më pëlqen. Kam folur me lojtarët për të përmirësuar në repartin e mbrojtjes. Kjo nuk ka ndodh vetëm tani, po edhe në të kaluarën. Kemi punuar dhe vazhdojmë të punojmë.

Fitorja ndaj Tiranës dhe avantazhet ndaj Skënderbeut? Kërkojmë të marrin një shtysë për këtë fitore. Ndeshje në shtëpi përpara publikut tonë. Një fushë e mirë dhe sfida në Lushnje nuk ishte një fushë e mirë dhe unë përgëzova lojtarët për lojën. Kjo sfidë është shumë e rëndësishme.

Jam akoma duke kuptuar se çfarë ka ndodhur në Superligën. Nuk duhet të shikoj mbrapa, por nesë doni të flisni për sfidën e kaluar, ka shumë gjëra jo në rregullt. Nuk e di a është normale në futboll që tifozët kundërshtarë të hedhin një tip granade dhe të dëmtojnë lojtarët kundërshtarë. Lojtarët kanë shenja në trup dhe nuk e di nëse në ndonjë shtet tjetët nëse do të zhvillohej kjo sfidë. Ne treguam karakter dhe u treguam të fortë dhe rinisëm lojës.

Rikthimi i Grudës me gol? Na jep shumë besim dhe Gruda duhet të punojë akoma më shumë si taktike ashtu edhe në gjërat e tjera. Jo vetëm Gruda, por edhe lojtarë të tjerë duhet të mendojnë e për golat edhe për mbrojten.

Aktivizimi i Spahiut? Ne jemi duke punuar me të gjithë lojtarët gjatë çdo stërvitje. Nëse kanë mundësinë do të luajnë, disa luajnë më shumë stërvitje dhe duhet të shikoj rrethanat, kushtet dhe çdo gjë tjetër. Të punojnë fort dhe të presin shansin e tyre.

Skënderbeu në një moment jo të mirë? E kemi marrë lojë shumë seriozisht. Është nëj sfidë ku duhet të jemi të kujdesshëm, kanë lojtarë shumë të shpejtë. Ne duhet të jemi të koncentruar dhe të marrim maksimumin nga kjo sfidë”,


Arena e Lajmit

Skënderbeu në prag, Brdariç: Jemi të motivuar, bëjmë maksimumin

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook