Ish-presidenti Bamir Topi i ftuar në “Kjo Javë” me Nisida Tufën në News24, komentoi dënimin e ish-deputetit të PD, Ervin Salianji me 1 vit burg. Topi la të hapur tezën se Salianji mund të jetë bërë shembull, ndërsa shtoi se nuk i vjen mirë të shohë një politikan të dënuar dhe pas hekurave.
Ai përcolli edhe një mesazh kur tha se politika është një sport i vështirë dhe se cilido që është pjesë e saj duhet të ruajë nga do t’i vijnë goditjet.
“Ndoshta mund të jetë bërë shembull. Në politikë duhet të kesh dy sy para dhe 4 pas, jo në rastin në fjalë se nuk kam fakte. Ata që ti ke në krah, por në fakt të gjuajnë nga pas. Politika është një sport i vështirë që duhet që hapat t’i bësh në mënyrë racionale sepse ka me dhjetëra të papritura”, tha ai.
“Është një çështje që jo vetëm nuk më ka tërhequr për ta njohur, por i jam larguar me vullnet. Asnjëherë s’më kanë tërhequr historitë e makinacioneve për të ndërtuar një lajm apo futjes në kurth për të ndërtuar një lajm. është një marrëdhënie alergjike që kam me këtë mënyrë sjellje. Sjellja ime në politikë ka qenë e drejtpërdrejtë, kam patur mesazh për të dhënë e kam dhënë drejtpërsërdrejti. Jam kundër makinacioneve. Kjo është një çështjen e drejtësisë. Nuk i bëj asnjë koment. Nuk më vjen fare mirë për një politikan që ta shoh në atë situatë. Jam natyrë njerëzore, jam i ndjeshëm. Ndoshta mund të jetë bërë shembull. Në politikë duhet të kesh dy sy para dhe 4 pas, jo në rastin në fjalë se nuk kam fakte. Ata që ti ke në krah, por në fakt të gjuajnë nga pas. Politika është një sport i vështirë që duhet që hapat t’i bësh në mënyrë racionale sepse ka me dhjetëra të papritura“, tha Topi.
()