Bournemouth surprizoi Manchester Cityn, duke e mundur 2-1. Në Vitality Stadium (Bournemouth), vendasit realizuan me Semenyo, pas vetëm dy minutash lojë.Më pas, Evanilson dyfishoi shifrat në të 64-tën.
Kampionët e Anglisë rikthyen shpresën me Gvardiol në të 82-tën, por vetëm kaq, pasi rezultati mbeti i pandryshueshëm deri në fund. Ekipi i Guardiolës është në vendin e dytë me 23 pikë.
Liverpool fiton 2-1 ndaj Brighton me përmbysje. Golit të Kadioglu iu përgjigjën Gakpo dhe Salah. The Reds kryesojnë kampionatin me 25 pikë.
(J.S/)