Dortmund fiton 2-1 ndaj Leipzig në “Signal Iduna Park”, në një ndeshje spektakolare. Verdhezinjtë e panë veten në disavantazh pas 27 minutash lojë pas golit të sllovenit Sesko, por përmbysën gjithçka me Beier dhe Guirassy.
Me këtë rezultat, të besuarit e Sahin janë në vendin e pestë me 16 pikë. Djemtë e Rose janë në vendin e dytë me 20 pikë. Në takimet e tjera të ditës së sotme, Wolfsburg-Augsburg përfundoi 1-1, Heidenheim u mund 1-0 nga Kiel, ndërsa St Pauli kaloi 0-2 Hoffenheim.
(J.S/)