“1 kilometër shkon 9.5 mln euro”, PD për projektin Elbasan-Lekaj: ARRSH shpall 6 procedura! Tendera me kushte për të paracaktuar fituesin

Zëdhënësja e Antikorrupsionit në Partinë Demokratike, Genta Vangjeli, ka deklaruar se Autoriteti Rrugor Shqiptar ka shpallur në sistemin e prokurimeve gjashtë procedura që lidhen me projektin Elbasan-Lekaj, pjesë e Korridorit VIII.

Në një konferencë për shtyp, Vangjeli tha se gjatësia e aksit të rrugës së publikuar në këto 6 procedura është më pak se 19 km, pra km është përllogaritur me vlerë 9.4 milion euro me tvsh.

Deklarata:

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka shpallur në sistemin e prokurimeve gjashtë procedura që lidhen me projektin Elbasan-Lekaj, pjesë e Korridorit VIII.

Vlera limit e gjashtë procedurave në total llogaritet në rreth 150 mln euro, të ndara në segmente rrugore si më poshtë:

“Ndërtim aksi rrugor Elbasan – Paperr Faza I” (3.5km)

“Ndërtim aksi rrugor Elbasan – Paperr Faza II” (3 km)

“Ndërtim aksi rrugor Elbasan – Paperr Faza III” (2.4 km)

“Ndërtim aksi rrugor Paperr – Ura e Grykshit, Faza I” (3.5km)

“Ndërtim aksi rrugor Paperr – Ura e Grykshit, Faza II” (3 km)

“Ndërtim aksi rrugor Paperr – Ura e Grykshit, Faza III” (3.25km)

Gjatësia e aksit të rrugës së publikuar në këto 6 procedura është më pak se 19 km, pra km është përllogaritur me vlerë 9.4 milion euro me tvsh.

Dokumentet përkatëse për këto procedura prokurimi janë hartuar në shkelje të hapur të ligjit 162/2020 “Për Prokurimin Publik” i ndryshuar dhe VKM-së nr. 285, datë 19.05.2021 “Për Miratimin e Rregullave të Prokurimit Publik” (i ndryshuar), duke krijuar kushte për të paracaktuar fituesit.

1.Autoriteti Kontraktor ka shpikur ndarjen e procedurave në faza edhe pse ky koncept nuk përdoret në procedurën e hapur kur bëhet fjalë për të njëjtin objekt.

2. Pёrllogaritja e vlerёs sё kontratёs për aksin rrugor “Elbasan-Lekaj, pjesë e Korridorit VIII”, është kryer në kundërshtim me nenin 12 pika 8 të VKM-së nr. 285, datë 19.05.2021 “Për Miratimin e Rregullave të Prokurimit Publik” (i ndryshuar). …..pasi pёr qёllim tё pёrllogaritjes sё vlerёs sё kontratёs, duhet të merret parasysh vlera e përgjithshme …..

ARRSH-ja në këtë rast, duhet të zhvillonte një procedurë të vetme prokurimi duke rritur konkurrencën dhe pjesëmarrjen e operatoreve të huaj apo vendas me qëllim përfundimin e veprës në tërësi.

3. Ky segment rrugor i ndarë në 6 lote, të ashtuquajtuara faza, ku secila është personalizuar mbi bazën e kritereve që plotësojnë operatorë ekonomikë të caktuar, dhe jo mbi kriteret reale që duhet të plotësohen për përmbushjen e kontratës, janë në kundërshtim me LPP nenin 2 pika “c” dhe “d”, nenin 3 pika 2, neni 21 pika 1, të cilat ngarkojnë me përgjegjësi AK si garantues në respektimin e parimeve të trajtimit të barabartë, transparencës, konkurrencës dhe mosdiskriminimit, të parashikuara në këtë ligj.

Në pikën 2.3, të “kritereve të veçanta të kualifikimit” në DT, është kërkuar që shoqëritë e huaja duhet të bëjnë ekuivalentimin e licencave profesionale…..

Së pari, ky kriter rezulton të jetë vendosur në kundërshtim me ligjin, pasi afati i fundit për paraqitjen e ofertave është 33 ditë ndërsa afati për procedurën e ekuivalentimit është 38 ditë dhe në një afat të tillë, kompanitë e huaja e kanë absolutisht të pamundur të paraqesin dokumentacionin për njehsim të liçencës.

Së dyti, ky detyrim bie ndesh me ligjin nr. 8402, datë 10.9.1998 “Për kontrollin dhe disiplinimin e punimeve të ndërtimit” të ndryshuar, Neni 8, pasi kushti ligjor është që zbatimi i punimeve të ndërtimit kryhet vetëm nga persona juridikë, privatë ose publikë, vendas ose të huaj, të pajisur me licencën përkatëse, dhe jo pjesëmarrja në një procedurë prokurimi. Janë dy momente të ndryshme, pasi subjekti që shpallet fitues në një procedurë prokurimi në një vend të caktuar (në këtë rast Shqipëria) u nënshtrohet rregullave te vendit duke bërë njehsimin e liçencës, përpara lidhjes së kontratës dhe fillimit të zbatimit te punimeve.

Së treti, ky kriter, konstatohet që është kufizues dhe është në kundërshtim me nxitjen e konkurrencës, trajtimin e barabartë dhe jo diskriminues të OE si dhe ngushtimin e konkurrencës e cila vlerësohet e tillë nga ligji kur AK hartojnë DT me qëllimin për të favorizuar ose dëmtuar në mënyrë të padrejtë operatorë ekonomikë të caktuar.

Është pikërisht ky kusht, që në të gjitha procedurat e prokurimit që realizon ARRSH-ja, nuk merr pjesë asnjë operator ekonomik i huaj në shkelje të nenit 77 të LPP dhe jo vetëm, që lidhet me kërkesat për kualifikim.

5. Në pikën 2.3.3 DT AK ka kërkuar që OE pjesëmarrës për realizimin e punimeve objekt kontrate, duhet të disponojë fuqi punëtore minimalisht 200 (dyqind) persona për secilën procedurë. Ky kriter është diskriminues dhe jo porpocional me objektin e kontratës pasi është përcaktuar me kast një numër shumë i lartë fuqie punëtore e panevojme, për më tepër që zbatimi i punimeve siç është kërkuar edhe nga AK kryhet gjerësisht me mjete të motorrizuara. ARRSH është në kundërshtim me LPP neni 77.

6. Në pikën 4.4, të DST-ve, Autoriteti kontraktor ka përzgjedhur si kriter për përzgjedhjen e fituesit jo ofertën me çmimin më të ulët por Ofertën ekonomikisht më e favorshme, bazuar në kosto, e ndarë me pikë…

Konstatohet lehtësisht se është një kriter, që lidhet tërësisht me paracaktimin e fituesit, duke skualifikuar pikërisht ata operatorë ekonomikë që mund të paraqesin ofertë me çmim më të ulët, dhe që nëpëmjet kritereve për kualifikim do të ishte i pamundur skualifikimi, e në këtë rast ARRSH zbaton planin “B”, nëpërmjet vlerësimeve subjektive me pikë, në kundërshtim me nenin 45, të VKM-se, 285, datë 19.5.2021, “Për miratimin e rregullave të prokurimit publik”, “Kriteret për shpalljen e ofertёs fituese” ku përcaktohet se:

3. Për punët/mallrat/shërbimet që kanë specifikime të thjeshta, standarde teknike të mirënjohura dhe janё lehtёsisht tё gjendura nё treg, oferta ekonomikisht më e favorshme, bazohet në çmimin si i vetmi element i ndryshueshёm ndёrmjet ofertave.

Në rastin konkret, për këto punime ndërtimi, nga ana e projektuesit të veprës, nuk është dhënë asnjë përkufizim që t`i cilësojë ato me standarde teknike të panjohura dhe që nuk gjenden në treg.

Sjellim në vëmendje të ARRSH dhe SPAK se me veprimet e mësipërme, zyrtarët e AK janë duke konsumuar të paktën veprat penale, të “Shpërdorimit të detyrës” parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal, dhe “Shkeljen e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” parashikuar nga neni 258 i Kodit Penal.


Arena e Lajmit

“1 kilometër shkon 9.5 mln euro”, PD për projektin Elbasan-Lekaj: ARRSH shpall 6 procedura! Tendera me kushte për të paracaktuar fituesin

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook