“U tregova lojtarëve një video të Kobi Brajant”, Pioli tregon sekretin e Milanit: Ua kam ndaluar të gjithëve që të më…

Stefao Pioli e ndjen se ky Milan është shumë pranë një arritje të shkëlqyer si titulli kampion në Serinë A. Por tekniku i kuqezinjve, të cilëve tashmë u duhet vetëm një pikë për të festuar me trofeun, mendon se askush nuk duhet të ulë përqendrimin derisa të jetë arritur plotësisht objektivi.

pioli

“Po e them me sinqeritet që po përjetoj disa javë shumë normale. E shoh sjelljen pozitive të lojtarëve të mi, do të dëshiroja që të shihnit se si vijnë me buzëqeshje në fushën stërvitore. Tani do të dëshiroja të përjetoja një tjetër javë kështu. Djemve u tregova një intervistë të Kobi Brajant, i cili thoshte pas avantazhit 2-0 në një finale play-off se puna nuk kishte përfunduar ende. Kështu është për ne tani:, tha ai për “DAZN” pas përfundimit të takimit ndaj Atalantës.

I ngacmuar më pas në konferencë për shtyp nëse do të shihte ndeshjen e Interit duke shpresuar në një fitore “në divan’ të titullit kampion, Pioli ka bërë të qartë se çdo gjë ishte e mundur. “Ia kam ndaluar kujtdo të më bëjë programe pas ndeshjes. Tani do të shkoj të bëj një dush dhe pastaj të shohim”, tha tekniku i Milanit.

Arena e Lajmit


Loading…

“U tregova lojtarëve një video të Kobi Brajant”, Pioli tregon sekretin e Milanit: Ua kam ndaluar të gjithëve që të më…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook