Debat për zgjedhjet amerikane/ Ceno: Babai i Kamala-s jep mësim marksizmin. Zylo: Pse, nëse jep mësim nazizmin, je nazist?

Në rubrikën Opinion në News 24 kishte një debat në lidhje me zgjedhjet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Endri Ceno, Sekretar për Marrëdhëniet me Jashtë në PD tha se babai i Kamalas jep mësim në universitet, marksizmin. Ceno tha se Kamala Harris ka thënë madje edhe se do të vendosë edhe çmimet në treg.

Ndërsa, analisti Julian Zylo replikoi, duke i thënë Cenos se nëse jep mësim marksizmin, nuk do të thotë se je marksist. “Pse nëse jep mësim nazizmin, je nazist?”, tha ai.

Julian Zylo: Kamala Harris është në avantazh në sondazhe, por avantazhi është i lehtë. Shtetet fushë-betejë do të vendosin për fituesin e zgjedhjeve.

Endri Ceno: Babai i Kamala Harris jep mësim në një universitet dhe jep mësim marksizmin.

Julian Zylo: Mund të japësh mësim edhe nazizmin në universitet, por kjo nuk do të thotë se je nazist.

Endri Ceno: Kamala Harris ka thënë se do të vendosë edhe çmimet.

(Arena e Lajmit)


Arena e Lajmit

Debat për zgjedhjet amerikane/ Ceno: Babai i Kamala-s jep mësim marksizmin. Zylo: Pse, nëse jep mësim nazizmin, je nazist?

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook