“Kontribut të vyer për pavarësinë e Kosovës dhe marrëdhëniet me SHBA”, Meta pret kreun e ‘Vatrës’ Elmi Berisha dhe bashkëpunëtorin e Clinton

281952033 559456708882902 9067710351945667455 N (1)

Presidenti Ilir Meta ka zhvilluar sot një takim me kryetarin e Federatës Panshqiptare “Vatra”, Elmi Berisha dhe Christopher Hyland, një nga bashkëpunëtorët e afërt të Presidentit Clinton.

Përmes një mesazhi në ‘Facebook’ kreu i shtetit shprehu mirënjohje të thellë ndaj vatranëve, diasporës dhe miqve të sinqertë të shqiptarëve në SHBA për mbështetjen e Shqipërisë dhe çështjes shqiptare.

MESAZHI I METËS
🇦🇱🤝🇺🇸 Kënaqësi të takoja sot Kryetarin e Federatës Panshqiptare “Vatra”, z.Elmi Berisha dhe mikun e madh të kombit shqiptar, z.Christopher Hyland, një nga bashkëpunëtorët e afërt të Presidentit Clinton.
Mirënjohjen më të thellë vatranëve, diasporës dhe miqve të sinqertë të shqiptarëve në SHBA për mbështetjen e Shqipërisë dhe çështjes shqiptare, zhvillimin e demokracisë në vendin tonë, për kontributin shumë të vyer të dhënë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, si dhe për angazhimin e palodhur në forcimin e marrëdhënieve shqiptaro-amerikane.

Arena e Lajmit

“Kontribut të vyer për pavarësinë e Kosovës dhe marrëdhëniet me SHBA”, Meta pret kreun e ‘Vatrës’ Elmi Berisha dhe bashkëpunëtorin e Clinton

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook