Nuk ka fitues në supersfidën e javës së 10 në Premier League, që u zhvillua në Old Trafford, mes Manchester United dhe Chelseat. Një pikë që i shkon më përshtat “Bluve” jo vetëm për renditjen, pasi mbeten në vendin e 4, por edhe për mënyrën se si u zhvillua loja, me vendsasit që ishin shumë më pranë suksesit. Megjithatë një tjetër performancë e mirë e Rud Van Nisterlooyt, që pas suksesit të thellë në kupë ndaj Leicester, skuadra nën drejtimin e tij, zhvilloi një ndeshje pozitive edhe ndaj Chelseat. Në pjesën e parë ishin “Djajtë” më aktivë, të cilët madje goditën edhe shtyllën me Rashford.
Avantazhin vendasit e gjetën vetëm në minutën e 70, pas golit me 11 metërsh realizuar nga portugezi Bruno Fernandez, i fituar nga Hojlund. Avantazh që zgjati shumë pak, pasi pa kaluar 4 minuta lojë një goditje në hyrje të zonës nga Caicedo, i dhuron një pikë të çmuar të besuarëve të Enzo Mareskës, ndërkohë që United pret të bëjë kthesën e madhe me uljen në stol të Ruben Amorim. Ndërkohë tabloidët britanikë kanë publikuar ditën e sotme një prapaskenë shumë interesante të mesfushorit portugez Bruno Fernandez, që thuhet se ka telefonuar ish teknikun e tij Erick Ten Hag dhe i ka kërkuar ndjesë në emër të skuadrës, për paraqitjet zhgënjyese, që çuan në shkarkimin e holandezit javën e shkuar.