Kryemadhi paraqitet në SPAK, ironizon: Do të njiheni me të vërtetat e Monika këmbësores dhe satelitëve të gjithësisë

Monika Kryemadhi u paraqit sot në SPAK ku zbatoi masën e sigurisë “Detyrim paraqitjeje”.

Në fjalën e saj para gazetarëve, Kryemadhi iu shpreh se arsyeja se pse ka pranuar të zbatojë urdhrin e gjykatës, ndryshe nga kreu i PD Sali Berisha, është se ajo zgjedh të përballet me gjithçka, edhe me padrejtësitë.

Kryemadhi tha se ka evidentuar disa shkelje nga ana e akuzës, ndërsa ironizoi edhe me kryeministrin Edi Rama, të cilin e quajti satelit, referuar një statusi të publikuar pak ditë më parë prej saj.

“Unë jam një individ dhe politikane që vendos të përballem madhe me padrejtësitë që bëhen. Po bëj mbrojtjen time ligjore, kam konstatuar një sërë shkeljesh ligjore të akuzës. Këto do të kundërshtohen me fakte që do të vërtetojë të kundërtën e asaj që shkruhet. Do të njiheni me të vërtetat e Monika këmbësores dhe satelitëve të gjithësisë”, tha ajo.

Kryemadhi u pyet edhe në lidhje me faktin nëse ka kontaktuar me ish-bashkëshortin. Ilir Meta i cili momentalisht ndodhet në qeli.

“Nuk kemi pasur asnjë lloj kontakti”, tha ajo.


Arena e Lajmit

Kryemadhi paraqitet në SPAK, ironizon: Do të njiheni me të vërtetat e Monika këmbësores dhe satelitëve të gjithësisë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook