Trajneri i Cesenës: Shpendi me të ardhme të madhe, është në rrugën e duhur

Kristian Shpendi vazhdon të bëjë lajm në Itali pasi sezonin fantastik në Serinë C me Çezenën, po e përsërit edhe në këtë edicion në Serinë B. Djaloshi shqiptar po konfirmohet si një golashënues i jashtëzakonshëm dhe vazhdon të mbetet ai më i miri i Serisë B sa i përket rrjetave të tundura në sezonin aktual.

Fitorja 1-0 ndaj Sudtirol sot erdhi falë golit të tij dhe kështu Shpendi u ngjit në kuotën e 7 golave, duke lënë pas me të paktën dy gola diferencë të gjithë ndjekësit. Një ecuri mbresëlënëse të cilën e ka vlerësuar në konferencë për shtyp edhe trajneri i Çezenës, Mikele Minjani.

“Shpendi është një djalosh i cili ka vlera të dukshme dhe perspektivë të dukshme. Dhuntia e tij më e mirë është përulësia dhe vlerat njerëzore, nga të cilat ai niset. Ka një botë përpara tij, duhet të vazhdojë të punojë duke përdorur karakteristikat e tij në shërbim të skuadrës. Jam i lumtur për të, ashtu si për të gjithë të tjerët në skuadër”, tha ai pas sfidës që ngjiti ekipin e tij në vendin e katërt në renditjen e Serisë B.


Arena e Lajmit

Trajneri i Cesenës: Shpendi me të ardhme të madhe, është në rrugën e duhur

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook