Debati për pr/buxhetin 2025/ Teliti-Civicit: E zgjidh problemin e 46 % të shqiptarëve që jetojnë në varfëri?  

Në rubrikën “Opinion” në News24 është debatuar lidhur me projektbuxhetin e 2025. Dorian Teliti, Enio Civici dhe pedagogu Afrim Osmani kanë shprehur qëndrimet e tyre lidhur me pr/buxhetin.

Teliti tha se nuk ka asnjë masë lehtësuese për sipërmarrjen, duke shtuar se kemi një buxhet shpërdorimesh. “Për ndihmën ekonomike jepen më pak se 50 mln euro, për pensionet jepen më pak se 16 mln euro, ndërsa për një prej koncensioneve që po hetohet nga SPAK jepen 19 mln euro. Atëherë si ta quajmë ne këtë buxhet?”, tha Teliti.

Debati

Dorian Teliti: Mua më intereson që vitin e ardhshëm që qytetarët shqiptarë dhe bizneset shqiptare do të paguajnë taksa 7.6 mld euro. Si do ma përmirësojnë jetesën këto vitin e ardhshëm. 46 % e shqiptarëve janë në varfëri, e zgjidh këtë problem ky buxhet? Zero. Janë 62 mijë familje që marrin 70 mijë lekë të vjetra në muaj ndihmë ekonomike. Aq merrnin në 2023, kaq merrnin në 2025, ndërkohë që po rriten çmimet.

Enio Civici: Ndihma ekonomike ishte një shifër e papërfillshme dhe u rrit nga kjo qeveri. Janë gjetur në listat e atyre që merrnin ndihmë ekonomike njerëz që nuk duhej ta përfitonin, kishte abuzime të jashtëzakonshme. Ndaj edhe ndihma ekonomike nuk ishte efektive. Buxheti bëhet është një dokument që bëhet çdo vit, nuk bëhet sot dhe e diskutojmë pas 10 vjetësh. Por buxheti rishikohet edhe 2 apo 3 herë në vit, në varësi të të ardhurave. Ne nuk mund të bazojmë vetëm në rritjen ekonomike një buxhet dhe pastaj t’i lemë të gjithë të tjerat. Pra nuk shkojmë vetëm me një politikë, duke i dhënë paratë në dorë, por edhe në mënyra të tërthorta. Kemi pensionistët që duam t’i mbështesim, por kemi edhe skemën e pensioneve, pasi 3 paguajnë 1 përfiton. Ne jemi në kuotën që 1.2 njerëz punojnë për 1 pension. Debati për pensionet duhej të kishte nisur 20 vjet më parë.

Dorian Teliti: Ishte 52 mijë lekë, ka shkuar në 70 mijë lekë.

Afrim Osmani: Kryeministri del ndershmërisht dhe thotë nuk do të rrisë asgjë. Rama ka thënë nuk do të ketë rritje, por indeksim. Realizimi nuk është as 70 % të atyre që janë parashikuar.

Dorian Teliti: Zero lekë shtesë për rritjen e ndihmës ekonomike, zero lekë për rritjen e pagave të administratës. E ndihmon gjë sipërmarrjen, nuk ka asnjë masë lehtësuese për të, hapni buxhetin e 2025. Ka mbështetje për sipërmarrjen? Jo asnjë lloj lehtësimi. Për ndihmën ekonomike jepen më pak se 50 mln euro, për pensionet jepen më pak se 16 mln euro, ndërsa për një prej koncensioneve që po hetohet nga SPAK jepen 19 mln euro. Atëherë si ta quajmë ne këtë buxhet

Enio Civici: Një nga defektet më të mëdha që ka opozita është anatemomi total i çdo gjëje, thonë që çdo gjë vidhet. Ke një Shqipëri që po bëhet gati të bëhet pjesë ekonomike e BE-së, ndërkohë që këtu diskutohet vetëm vjedhje, vjedhje, vjedhje.

 

 


Arena e Lajmit

Debati për pr/buxhetin 2025/ Teliti-Civicit: E zgjidh problemin e 46 % të shqiptarëve që jetojnë në varfëri?  

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook