Goleadë e Dinamos në “Elbasan Arena”. Dinamovitët fituan 0-5 ndaj Elbasanit, në një ndeshje ku të besuarit e Ilir Dajës dhuruan spektakël të vërtetë. Dopieta e Zabërgjës dhe goli i Meksit vendosën pjesën e parë, ndërsa në fraksionin e dytë, ritmi mbeti i njëjtë.
Dy golat e Dejvi Bregut thelluan akoma më shumë shifrat. Tifozët vendas, të zemëruar nga rezultati, u larguan nga shkallët e stadiumit përpara kohe. Dinamo renditet në vendin e 3-të. Elbasani pozicionohet në vendin e pestë.
Teuta shmang humbjen ndaj Partizanit, me sfidën në “Arenën e Demave” që u mbyll 1-1. Ekipi i Veselinovic ishte në epërsi falë Carës (9′) deri në fundin e ndeshjes, por në kohën shtesë, Lloci barazoi llogaritë, me një gol nga pika e bardhë e penalltisë.
Me këtë rezultat, të kuqtë renditen në vendin e dytë me 21 pikë. Në pozitën e gjashtë është Teuta me 16 pikë.
(J.S/)