I mituri kapet me bidonin me benzinë, do të digjte një makinë “Opel”

Një 16-vjeçar u kap nga Policia me një bidon me benzinë, që do e përdorte për të djegur një automjet tip “Opel”.

Në një njoftim zyrtar, Policia bëri të ditur se ndaj 16-vjeçarit u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, mbetur në tentativë, parashikuar nga neni 151/22 i Kodit Penal.

“Ky shtetas është konstatuar nga shërbimet e Policisë në fshatin Gjeç Fushë dhe gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe sekuestrua një bidon plastik 0.5 litra, i mbushur me lëndë djegëse benzinë, me të cilën dyshohet se do të digjte një automjet tip “Opel” në pronësi të shtetasit E. Sh., 28 vjeç. Gjithashtu, gjatë këqyrjes së celularit, iu gjet një foto e automjetit tip “Opel””, njoftoi Policia.


Arena e Lajmit

I mituri kapet me bidonin me benzinë, do të digjte një makinë “Opel”

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook