“Buxheti 2025” mbledh grupin parlamentar të PD, vendoset sot fati i marrëdhënieve me Parlamentin! Zbardhen skenarët

Partia Demokratike ka mbledhur grupin parlamentar në seli.

Gazetari Osman Stafa raporton se dy janë pikat ku do të fokusohen diskutimet sot, seanca e nesërme plenare dhe një vendim sa i përket buxhetit 2025, projektligji për të cilën ka nisur diskutimin ditën e djeshme në komision parlamentar të “Ekonomisë”.

Një nga skenarët e mundshëm është që në përfundim të mbledhjes së sotme, grupi parlamentar i PD të marrë vendimi për t’iu rikthyer normalizimit të jetës parlamentare me debate në komisione dhe seancë.

“PD mund të dalë me vendim për normalizim të marrëdhënieve me Kuvendin vetëm sa i përket diskutimeve për buxhetin. Kjo parti kërkon të bëjë oponencë ballë për ballë për këtë çështje pasi sipas tyre paratë e shqiptarëve po vidhen nga qeveria dhe oligarkët pranë tyre”, raporton Stafa.

()


Arena e Lajmit

“Buxheti 2025” mbledh grupin parlamentar të PD, vendoset sot fati i marrëdhënieve me Parlamentin! Zbardhen skenarët

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook