Platforma “Salla e studimit online”, Rama: Arkivi shqiptar, i vetmi në Europë që ofron çdo dokument online falas

Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet një video me anë të të cilës informon ndjekësit në lidhje me platformën “Salla e studimit online”.

“Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave sjell Sallën e Studimit në shtëpinë tënde. Në platformën “Salla e Studimit online”, mund të hulumtosh dokumentet arkivore falas në çdo orë, në Shqipëri dhe jashtë vendit, me të njëjtën procedurë dhe formë, sikur të ishe i pranishëm në Sallën e Studimit në Tiranë. Ky novacion bën që arkivi shqiptar të jetë i vetmi në Europë që ofron çdo dokument online dhe falas”, shkruan Rama.

Platforma “Salla e studimit online” e Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave (DPA) u ofron mundësinë studiuesve të hulumtojnë dokumentet arkivore falas nga shtëpia në çdo orë, në Shqipëri dhe jashtë vendit, me të njëjtën procedurë dhe formë, si të ishin në sallën e studimit të DPA-së.


Arena e Lajmit

Platforma “Salla e studimit online”, Rama: Arkivi shqiptar, i vetmi në Europë që ofron çdo dokument online falas

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook