Inter kërkon revanshin, zbrazet “infermieria” zikaltër, ja dilemat e Inzaghit për sfidën ndaj “Topçinj-ve”

Inter-Arsenal do të jetë padyshim edhe supersfida e së mërkurës në javën e 4 të fazës së ligës në Champions. Një përballje mes dy skuadrave “big”, që këtë sezon vijnë me objektiva të mëdha, duke qenë dy kandidate serioze për të shkuar pse jo deri në fund të këtij kompeticioni.

Inter do të synojë vijimin e rezultateve pozitive në Champions, pas dy fitoreve radhazi ato ndaj Crvena Zvezdës dhe Young Boysit. Ndërkohë edhe Arsenal, pas 3 ndeshjeve të para ka grumbulluar 7 pikë, pas 2 fitoreve dhe 1 barazimi.

Inter do të kërkojë të marrë edhe revansh ndaj “Topçinjve”, duke qenë se në përballjen e fundit mes tyre në San Siro, më 25 Nëntor të 2003, Henry me shokë shënuan 5 herë në portën e Toldos, për fitoren e londinezëve 1-5.

Por si është gjendja e skuadrës zikaltër në prag të kësaj sfide? Inzaghit i rikthehet me kohë të plotë turku Çalhanoglu, i cili u aktivizua për rreth 20 minuta në sfidën e së djelës ndaj Venezias dhe tregoi një gjendje të mirë fizike. Gjithashtu edhe Asllani ka kryer stërvitjen e plotë me shokët e tjerë të ekipit, duke qenë kështu një lajm i mirë jo vetëm për Inzaghin, por edhe për Sylvinhon në prag të dy ndeshjeve vendimtare për Ligën e Kombeve.

Darmian dhe Frattesi janë në avantazh për një fanelë titullari në mesfushë. Dilema e vetme për teknikun zikaltër mbetet sulmi. Partneri i Lautaros mund të jetë Mehdi Taremi, me sulmuesin iranian që deri më tani i ka nisur ndeshjet në Champions si titullar. Forma jo e mirë e Thuram në ndeshjen e fundit ndaj Venezias, si dhe fakti që të dielën, Inter do të luajë përballë kryesueseve të Napolit, mund të bëjë që Inzaghi ta lërë të pushojë francezin për këtë ndeshje.


Arena e Lajmit

Inter kërkon revanshin, zbrazet “infermieria” zikaltër, ja dilemat e Inzaghit për sfidën ndaj “Topçinj-ve”

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook