FOTO/ Do e paguanin me ‘bitcoin’, si e trafikonin kokainën me kanaçe ‘kapot’ shqiptarë, pamjet e 2.2 tonë drogë të nisur nga Peruja drejt Holandës

4d5a6137 69f9 4322 B5d0 50dc2d77688f

Zbardhen detaje nga shkatërrimi i bandës së kokainës, që vepronte mes Kolumbisë, Ekuadorit dhe Shqipërisë, dhe që “kokë” e trafikut ishin dy shqiptarë, ndaj të cilëve është lëshuar urdhër-arresti.

Gjatë një aksioni të fundit ë quajtur “Bitcoin”, policia sekuestroi në Peru 2.2 tonë kokainë, ku u arrestuan shtatë persona dhe në kërkim janë dy shqiptarët.

Mediet e huaja raportojnë se kokaina kishte si destinacion Holandën, ndërsa shqiptarët e kishin fshehur në kanaçe asparagues.

“Kjo është një organizatë kriminale me lidhje në Kolumbi, Ekuador dhe Shqipëri. Ne po koordinohemi me autoritetet ndërkombëtare për të zbuluar vendndodhjen e dy shqiptarëve që kanë mbërritur në vendin tonë në koordinim me mafien shqiptare. Droga e lëngshme ishte e kamufluar në kanaçe asparagues dhe ishte transportuar me një kamion në Portin e Callao. Kjo organizatë kriminale planifikonte të paguante kokainë me monedha virtuale (Bitcoin)”, u shpreh kreu i Drejtorisë së Ant-drogës në Peru, xCésar Echevarría.

FOTO/ Do e paguanin me ‘bitcoin’, si e trafikonin kokainën me kanaçe ‘kapot’ shqiptarë, pamjet e 2.2 tonë drogë të nisur nga Peruja drejt Holandës

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook