Projektbuxheti dhe pensionet/ Deputetët e PS kërkojnë rishikim, Braçe: Skemat e shtyllës sociale të pamjaftueshme. Malaj: Pasi të mbyllet reforma rishikojmë buxhetin

Në kohën kur qeveria është duke diskutuar një reformë të re për pensionet, deputetët socialistë në komisionin e ekonomisë i kërkuan Ministrit të Financave një rishikim të skemës së ndihmës ekonomike dhe të pensioneve.

“Shtyllën sociale, politika aktuale sa i takon shtyllës sociale karakterizohet nga pamjaftueshmëria si pensionet pjesa më e madhe e tyre e pamjaftueshme për të moshuarit, ndihma ekonomike më keq sesa kaq, aftësia e kufizuar, invaliditeti karakterizohet nga pamjaftueshmëria, pagesa e papunësisë në pamjaftueshmëri, skema e rimbursimit të ilaçeve. A mund të shihni mundësinë e ndryshimeve në këto politika për të ndryshuar efektivitetin e këtyre skemave? A duhet të reformohet sistemi i ndihmës ekonomike, targetoni nevojtarët jo dembelët. E njëjta gjë edhe për aftësinë e kufizuar”, deklaroi Braçe.

“Mirëadministrim të buxhetit, të mbështesim politika të rritjes siç është rishikimi i skemës së pensioneve. Ata njerëz nuk i çojnë paratë jashtë kështu që duhet parë në këtë fokus”, tha deputetja Gjylameti.

Ministri i Financave tha se skema e re e pensioneve e cila po diskutohet mes disa institucioneve nuk është parashikuar në buxhetin e vitit 2025 për shkak sepse nuk ka një formulë përfundimtare. Sipas Malajt vetëm pasi të jetë gati skema e re mund të zhvillohen diskutime për të shtuar financimin.

“Projektbuxheti i 2025 nuk adreson skemën finale të pensionit, apo bonuset që planifikohet të jepen, pasi jemi në proces. Kur të kemi formulën finale, ne mund të ulemi të rishikojmë buxhetin e shtetit”, tha ministri Malaj.
Për vitin që vjen janë planifikuar vetëm 16 mln euro për indeksimin e pensioneve dhe 37 mln euro për bonusin e fundvitit.


Arena e Lajmit

Projektbuxheti dhe pensionet/ Deputetët e PS kërkojnë rishikim, Braçe: Skemat e shtyllës sociale të pamjaftueshme. Malaj: Pasi të mbyllet reforma rishikojmë buxhetin

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook