Tekniku i Stuttgart, Sebastian Hoeness tha para ndeshjes ndaj Atalantës në Champions se bergamaskët janë një ekip që luajnë ndryshe nga skuadrat e tjera, çka e vështirëson njohjen e stilit që italianët do preferojnë të zbatojnë në fushë.
“Dua të shpreh respektin tim më të madh ndaj Atalantës dhe Gian Piero Gasperinit.Ata kanë luajtur në këtë mënyrë për shumë vite dhe kanë mundur Leverkusen në finalen e Ligës së Evropës, sa për ta bërë të qartë se çfarë lloj kundërshtari do të kemi nesër”.
“Në fillim të sezonit ata humbën Koopmeiners, por ende kanë lojtarë të rëndësishëm si Lookman. Luajnë në mënyrë të veçantë, një kundër një, kanë një strukturë të rëndësishme sulmuese që nuk shihet shpesh. Nxjerrin mbrojtësit dhe mesfushorët drejt sulmit”- tha ai.