Champions League, trajneri i Arsenal: Dihet forca e Interit, por ne kemi pretendimet tona

Arsenali luan në transfertë ndaj Interit të mërkurën, në kuadër të Champions League. Në prag të këtij takimi foli tekniku i Gooners, Arteta, i cili pati vetëm fjalë të mira për kundërshtarin. Arteta, u shpreh se skuadra, do tentojë vetëm fitoren.

“Mendoj se Interi ka një identitet të madh dhe kjo falë trajnerit të tyre. Ai di se si t’i bëjë lojtarët të zënë hapësira në mënyra të paparashikueshme, është një problem me të cilin përballemi edhe në Premier League dhe do të shohim se si do ta bëjmë nesër”.

“A ndjej pak presion për momentin? Absolutisht, gjaku im po pompon. Ne kemi ardhur në Milano për të provuar të fitojmë, ata luajtën në një finale të Champions League dy vjet më parë, këto janë ndeshjet që duam të luajmë”.

Odegaard është rikthyer, Rice jashtë – “Lajmi i mirë është kthimi i Martin, ai është mirë dhe dëshironte të ishte me grupin. Unë do të vendos nesër nëse do ta përdor apo jo. Fatkeqësisht Declan pësoi një dëmtim gjatë ndeshjes kundër Newcastle, ai nuk ishte shumë mirë dhe ne vendosëm të presin fundjavën për të kuptuar nëse është në formë “- tha ai.

(J.S/)


Arena e Lajmit

Champions League, trajneri i Arsenal: Dihet forca e Interit, por ne kemi pretendimet tona

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook