Xhian Piero Gasperini, trajneri i Atlanatës, ka deklaruar se Milani e meritonte titullin kampion dhe nuk kishte asnjë peng ndaj skuadrës së tij e cila i bëri ballë mjaft mirë kuqezinjve në sfidën e humbur sot me shifrat 2-0.
“Milani u tregua padyshim i fortë, është një skuadër që e meriton titullin, edhe pse Interi është po ashtu skuadër e fortë. Mendoj se kemi bërë një ndeshje të mirë, ishim në lojë për pjesën më të madhe të saj, të paktën deri te goli i Teos. Mua sot më pëlqeu Atalanta, Milani kishte vështirësi sidomos që të gjuante në portë.
Europa? Shanset tona janë ato që thotë matematika, ne duhet të fitojmë ndeshjen e fundit dhe të shpresojmë që Roma të mos fitojë në Torino. Nuk di çfarë do të bëjë Fiorentina. Ndoshta edhe i urojmë Romës të fitojë Ligën e Konferencës sepse kështu do të ishim të gjithë të lumtur. Por përtej kësaj, unë jam shumë i kënaqur me kampionatin e Atalantës. Ka qenë një nga më të vështirët për ne dhe djemtë kanë treguar se mund të reagojnë në një nivel të caktuar, ndaj pozicioni në klasifikim është i merituar”, tha ai.
Më pas, i pyetur në studion e “DAZN” për vendimet e gjyqtarit Orsato, Gasperini hoqi menjëherë kufjet. “Ok, faleminderit dhe mirupafshim”, tha ai duke braktisur intervistën.
Arena e Lajmit
Loading…