Presidentja e PE takoi Spiropalin, Metsola: Parlamenti Europian do të vazhdojë të mbështesë Shqipërinë

Presidentja e Parlamentit Europian, Roberta Metsola, ka reaguar pas takimit në Bruksel me Kryetaren e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropalin.

Metsola tha se ka zhvilluar një diskutim të frytshëm me Spiropalin, duke shtuar se PE po hap rrugën për të ardhmen europiane të Ballkanit Perëndimor.

Roberta Metsola shprehet gjithashtu se Parlamenti Europian do të vazhdojë të mbështesë Shqipërinë.

“Diskutim shumë i mirë me Kryetaren e Kuvendit të Shqipërisë, znj. Elisa Spiropali. Ndërsa hapim rrugën për të ardhmen europiane të Ballkanit Perëndimor, Parlamenti Europian do të vazhdojë të mbështesë Shqipërinë, teksa  po intensifikon reformat dhe përshpejton përafrimin e legjislacionit kombëtar me standardet e BE-së”, shkruan Metsola në X.

(Arena e Lajmit)


Arena e Lajmit

Presidentja e PE takoi Spiropalin, Metsola: Parlamenti Europian do të vazhdojë të mbështesë Shqipërinë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook