“Je përfaqësuese e krimit të organizuar”, Bardhi shpërthen ndaj Spiropalit: Duhet të japësh dorëheqje! Ke penguar opozitën të marrë pjesë në seancë pa ligj e rregullore

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së Gazment Bardhi, në fjalën e tij në parlament iu drejtua kryetares së parlamentit Elisa Spiropalit, duke i thënë se duhet të japë dorëheqjen.

Bardhi tha se Spiropali është përfaqësuse e krimit të organizuar. Sipas tij, ajo dhe maxhoranca kanë penguar opozitën që të marrin pjesë në seancë plenare, pa ligj e rregullore.

Gazment Bardhi: Ju duhet të jepni dorëheqje, pasi keni penguar opozitën pa ligj e rregullore, që mos marrë pjesë në seancat plenare.

Kjo në kundërshtim me Kushtetutën, në kundërshtim me rregulloren, iu keni vënë deputetëve të opozitës forcat speciale të policisë.  Ti zonjë je përfaqësuese e krimit të organizuar, duhet të japësh dorëheqje. Duhet t’ju vijë vetëm turp.


Arena e Lajmit

“Je përfaqësuese e krimit të organizuar”, Bardhi shpërthen ndaj Spiropalit: Duhet të japësh dorëheqje! Ke penguar opozitën të marrë pjesë në seancë pa ligj e rregullore

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook