“Trump është transaksional”, Zaloshnja: Ka gjuhë të avancuar, kombet evropiane të përgatiten për…

Altin Zaloshnja, pedagog i Historisë së Qytetërimeve dhe Qeverisë, ka komentuar në studion e emisionit Open në News24 rikthimin e Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë dhe ndikimin që ky rikthim mund të ketë në politikën ndërkombëtare. Sipas Zaloshnjës, Trump ka një natyrë “tranaksionale”, e cila e bën atë një lider të dalluar nga politikanët e zakonshëm.

“Trump është natyrë tranaksionale, nuk pret shumë. Ndonjëherë gjuha e tij është më e avancuar se ajo e një politikani të zakonshëm,” tha Zaloshnja, duke shtuar se Trump ka një aftësi të veçantë për të shtyrë përpara axhendat e tij dhe për të bërë presion për të realizuar qëllimet. Ai theksoi se kjo veçori e Trump e bën atë një lider jo tradicional.

Një nga aspektet që Zaloshnja nënvizoi ishte mesazhi që rikthimi i Trump mund të dërgojë për kombet evropiane. Ai beson se rikthimi i Trump në Shtëpinë e Bardhë do të stimulojë vendet evropiane të përpiqen më shumë për të zgjidhur problemet mes tyre, duke theksuar se presidenti i SHBA ka qenë shpesh kritik ndaj shpenzimeve për sigurinë ndërkombëtare dhe angazhimit të SHBA-së në operacione të shumta ushtarake në mbarë botën. “Rikthimi i tij jep sinjalin që kombet evropiane të fillojnë të zgjidhin mes vetes problemet e tyre,” tha Zaloshnja.

Ai shtoi gjithashtu se një pjesë e madhe e elektoratit amerikan ndjen se po paguan një çmim të lartë për sigurinë ndërkombëtare dhe shpenzimet për flota dhe baza ushtarake që SHBA ka të shpërndara në të gjithë botën. “Ata thonë se nuk ndjejnë që bota është falënderuese për këtë ndihmë,” tha Zaloshnja.


Arena e Lajmit

“Trump është transaksional”, Zaloshnja: Ka gjuhë të avancuar, kombet evropiane të përgatiten për…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook