Basha sulmon Metën: U kap me bllok në dorë, ishte sebepi i 21 janarit. Rama e gradoi Kryetar Kuvendi dhe më pas President

Ish-kryetari i PD, Lulzim Basha akuzoi Presidentin e Partisë së Lirisë, Ilir Metën se ishte sebepi i 21 janarit 2011, protestës së opozitës që përfundoi me 4 të vrarë. I ftuar në emisionin Log. me Endri Xhafon në News24, Basha u shpreh se Meta u kap me bllok në dorë dhe si rrjedhojë u organizua protesta e opozitës. Më pas, solli në vëmendje Basha, Meta hyri në koalicion me Edi Ramën dhe ky e fundit e çpoi në funksione të larta shtetërore si Kryetar i Kuvendit dhe President i Republikës

“Personi që u kap me bllok në dorë me sebepin e të cilit u bë 21 janari, pas 21 janarit u gradua nga organizatori i 21 janarit me në krye Edi Ramën si aleat për të fituar zgjedhjet, më pas kryetar i Kuvendit dhe President i Republikës. Persona që u treguan me gisht si anëtar të togës së pushkatimit u graduan dhe u bënë kryetar të PS, kryetar bashkie dhe u pasuruan me tendera nga Edi Rama. Keqpërdorimi i viktimave të 21 janarit është një nga aspektet më makabër pas ngjarjes së 21 janarit dhe ngjarja më e dhimbshme që mund të bëjmë është të vazhdojmë të luajmë me këtë sentiment. Përgjigjen për këtë duhet ta japë vetëm drejtësia“, u shpreh Basha.

()


Arena e Lajmit

Basha sulmon Metën: U kap me bllok në dorë, ishte sebepi i 21 janarit. Rama e gradoi Kryetar Kuvendi dhe më pas President

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook