“Mendoj shpesh të largohem nga kjo punë, por…”, Rama në një “rrëfim” ndryshe: Nëse dikujt nuk i rreh zemra për punimet e mia artistike…

Kryeministri Edi Rama, gjatë podcastit “Flasim” ka zbuluar se ka raste kur mendon ta lërë politikën, por se nuk e bën për shkak të shqetësimit se si do të shkojnë gjërat.

“Sa herë mendoj unë ‘Ta lë këtë punë do të jem shumë i lumtur’, problemi është që pastaj thua si do vazhdojë puna këtu, si do të vijojë puna atje”, tha ai.

Ndërsa fliste për pjesën e artit si arratisje nga përditshmëria, kreu i qeverisë u shpreh se shpesh bën detoks duke mos u marrë me telefonin, por duke “i zhytur duart në baltë ose ngjyra”.

“Pjesën e artit e kam shumë më të relaksuar, më të thjeshtë, gjatë bisedës, ose kur ka një të shtunë, ose të dielë që është më e lehtë shkoj dhe futem në shpellën e Dules edhe aty kam bekimin që duke i pasur duart gjithë baltë dhe ngjyra nuk prek telefonin. Jam i shkëputur, bëj një detoks. Punët e mia janë nëse të rreh zemra kur i sheh mirë, nëse s’te rreh, problem i yti ose i tyre”, tha ai.


Arena e Lajmit

“Mendoj shpesh të largohem nga kjo punë, por…”, Rama në një “rrëfim” ndryshe: Nëse dikujt nuk i rreh zemra për punimet e mia artistike…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook