“Katastrofë mjedisore në Elbasan!”, deputeti i PD për zjarrin në landfillin e Elbasanit: I merren lekët qytetarëve për t’i mbytur me tym kancerogjen

Deputeti i Partisë Demokratike Dashnor Sula, ka reaguar në lidhje me zjarrin e rënë në fushën e grumbullimit të mbetjeve të inceneratorit të Elbasanit.

Në një postim në Facebook, Sula shprehet se ky është një krim mjedisor, duke nënkuptuar se zjarri ka qenë i qëllimshëm, ai shton se po i merren paratë qytetarëve për t’i mbytur me tym kancerogjen.

“Katastrofë mjedisore në Elbasan!
Malit me plera i është vënë sërish zjarri në Elbasan duke shkaktuar kështu një katastrofë mjedisore. Nuk mjaftojnë kompanitë private që kanë bërë me nam Shqipërinë për mbetiet toksike edhe ndërkombëtarisht, por 2 herë në vit në vendin ku qëndron inceneratori 33 milionë euro digjen mbetjet duke ndotur në mënyrë të parikuperueshme të gjithë zonën.
Kjo është kriminale! I merrni lekët qytetarëve për ti mbytur me tym kancerogjen”, shkruan ai.

()


Arena e Lajmit

“Katastrofë mjedisore në Elbasan!”, deputeti i PD për zjarrin në landfillin e Elbasanit: I merren lekët qytetarëve për t’i mbytur me tym kancerogjen

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook