Tritoli në Shkodër, kush është biznesmeni që u sulmua për herë të dytë brenda 2 muajve/ Dyshimet e para…

Një sasi tritoli shpërtheu në orët e para të mëngjesit të sotëm në një banesë në Shkodër duke shkaktuar dëme materiale.

Lënda plasëse ishte vendosur në derën e banesës së biznesmenit Ardian Fierza, ndaj të cilit edhe më herët është vendosur një sasi tritoli, por në biznesin e tij.

Kështu në më pak se dy muaj, biznesmeni Ardian Fierza është sulmuar me lëndë plasëse. Këtë radhë sasia eksplozive u vendos në banesën e Fierzës në rrugën “Pashko Gjeçi” në Shkodër.

Ngjarja

Policia vendore e Shkodrës bën të ditur se tritoli u vendos në derën e shtëpisë të Ardian Fierzës, në orët e para të mëngjesit, rreth orës 2:45. Shpërthimi i fortë ka shkaktuar vetëm dëme materiale ndërsa është dëgjuar në gjithë atë zonë. Deri më tani policia bën të ditur se nuk ka arritur ende që të identifikojë autorët e dyshuar dhe se grupi hetimor është duke punuar për sigurimin e provave me qëllim identifikimin e autorit të kësaj ngjarje.

Në momentin e shpërthimit familja Fierza ndodhej brenda banesës dhe menjëherë kanë dalë të shqetësuar pas kësaj vendosjes së tritolit. Në vendngjarje mbërritën forcat e policisë ndërsa përveç dëshmive janë sekuestruar edhe kamerat e sigurisë të banesës së Fierzës dhe të tjera në atë zonë.

Sulmi i parë me tritol

Herën e parë shpërthimi me tritol ndodhi më 29 gusht tek agjencia funerale që Fierza e ka në pronësi sëbashku me bashkëshorten e tij. Edhe atëherë kishte vetëm dëme materiale. Dy ditë pas asaj ngjarje policia vendore e Shkodrës arriti që të identifikojë autorin e dyshuar shtetasin Benard Pllumbaj 35 vjeç i cili u shpall në kërkim.

Nga pamjet e kamerave të sigurisë 35-vjeçari afrohet i maskuar pranë agjencisë funerale dhe pasi ndez lëndën plasëse e hedh atë pranë derës dhe më pas largohet i qetë. i gjithë ky moment u filmua nga kamera e sigurisë.

Policia vendore deklaroi se 35-vjeçari dyshohet se e kishte vendosur tritolin tek agjencia funerale për shkak të një borxhi  të pashlyer nga Ardian Fierza. Që prej asaj kohe 35 vjeçari vijon që të jetë ende në kërkim nga policia vendore e Shkodrës.

Dyshimet

Dyshohet se sulmi i mëngjesit të sotëm me tritol në banesën e biznesmenit lidhet me sulmin e parë, ndërsa policia është duke hetuar për ta zbardhur të plotë edhe rastin e dytë.

Në deklaratën e tij shtetasi Ardian Fierza ka deklaruar për policinë se nuk ka konflikte me persona të tjerë dhe se nuk e di se cila është arsyeja e vendosjes së tritolit në derën e shtëpisë së tij. Policia nën drejtimin e prokurorisë është duke punuar për të zbardhur edhe këtë ngjarje të dytë ndaj biznesmenit Ardian Fierza.


Arena e Lajmit

Tritoli në Shkodër, kush është biznesmeni që u sulmua për herë të dytë brenda 2 muajve/ Dyshimet e para…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook