Masakroi me thikë muratorin italian, autor i krimit një 17-vjeçar me origjinë shqiptare/ Ja si u zbulua

Një 17-vjeçar me origjinë shqiptare dyshohet se është autori i vrasjes së Salvatore Postiglione, një murator 56 vjeç, i cili u godit me thikë trembëdhjetë herë në një park makinash në zonën industriale të Foligno. Krimi ndodhi në orët e para të së enjtes.

Hetuesit arritën të zbulojnë 17-vjeçarin pas kqyrjes së kamerave të vëzhgimit, që gjithashtu bënë të mundur edhe rindërtimin e vrasjes.

Referuar pamjeve, policia zbuloi se i riu sulmoi Postiglione pas mbërritjes së tij në parkun e makinave ku djali duket se po priste, ndërsa në dorë mbante një thikë.

Gjatë kontrollit në banesë, ku 17-vjeçari jetonte me nënën dhe motrën më të vogël, agjentët e skuadrës fluturuese të Perugia gjetën rrobat e veshura në momentin e vrasjes dhe të cilat ishin qartësisht të identifikueshme në kamera, sikundër u gjetën edhe gjurmët e gjakut të viktimës.

Gjithashtu policia sekuestroi edhe skuterin, që 17-vjeçari e përdoruri për t’u larguar nga vendi i krimit.

I riu punoi për disa muaj mes verës dhe vjeshtës në kompaninë ku Postiglione ishte mjeshtër ndërtues, por më pas dha dorëheqjen pa dhënë asnjë shpjegim. Asnjë nga kolegët nuk do të kishte raportuar atëherë ndonjë mosmarrëveshje apo problem mes të dyve.

17-vjeçari ende nuk ka dhënë dëshminë e tij lidhur me motivin e krimit. Ndoshta ai vetë do të sqarojë se çfarë e shtyu në një krim kaq të rëndë, ndërsa do të merret në pyetje nga hetuesit e seksionit për të miturit.


Arena e Lajmit

Masakroi me thikë muratorin italian, autor i krimit një 17-vjeçar me origjinë shqiptare/ Ja si u zbulua

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook