Ekspertja e ekonomisë Eriola Hoxha, e ftuar në emisionin Open në News 24 deklaroi se pensionet nuk kanë rritje reale.
Hoxha u shpreh se inflacioni është në nivele të larta sot, duke thënë se ky sistem pensionesh ka dështuar e duhet që të rishikohet.
“Inflacioni sot është në nivele tepër të larta. Pensionet nuk kanë një rritje reale. Po flitet se në vitin 2025 do ketë rritje relativisht të lartë të pensioneve. Por se di si do të bëhet kjo.
Duhet të ndryshojë ky sistem pensionesh. Ligji për pensionet ka ndryshuar shpesh herë, por nuk kanë dhënë efekte reale”, deklaroi ekspertja Hoxha.
(Arena e Lajmit)