Si problemet e shumta çuan në ndarjen e Kendall Jenner me Devin Booker dhe raporti i tyre për momentin

Ndonjëherë diçka jo serioze por e përsëritur mund të çojë në fundin e një marrëdhënieje.

Pas dy vitesh lidhje, Kendall Jenner dhe Devin Booker së fundmi i kanë dhënë fund romancës së tyre . Sa i përket arsyes së ndarjes së çiftit, një burim i ka thënë E!News se ata u përballën me disa probleme sfiduese pasi morën pjesë së bashku në dasmën e Kourtney Kardashian dhe Travis Barker.

Ata kaluan shumë bukur në Itali së bashku. Por sapo u kthyen, filluan të dukeshin sikur nuk ishin në një linjë dhe kuptuan se kishin stile jetese shumë të ndryshme. Kendall i tha Devinit se donte hapësirë ​​dhe kohë .” -ka thënë një burim për median amerikane.

Por, pavarësisht ndarjes së tyre, modelja dhe lojtari i ‘Phoenix Suns’ ruajnë ende në marrëdhënie miqësore. “Ata kanë qenë në kontakt dhe kujdesen për njëri-tjetrin”, shtoi burimi. “Ata të dy shpresojnë gjejnë një zgjidhje, por tani janë të ndarë.

Kohët e fundit madje Kendall bëri edhe një deklaratë të papritur duke thënë se ka ardhur koha të bëhet nënë.  Gjatë episodit të fundit të “The Kardashians”, Kendall dhe motra e saj Khloe Kardashian shkuan për të blerë rroba për fëmijë për Kylie Jenner, e cila ishte shtatzënë në kohën e xhirimeve dhe supermodelja bëri një rrëfim befasues. “Oh zot, të jem në një dyqan bebesh ndihet si më reale për mua këto ditë”, -i tha Kendall Khloe. “Sikur po vjen dita edhe për mua, e kupton?”

Në prill, Kendall rrëfeu për ‘Daily Pop’ se mamaja Kris Jenner dhe Kylie i kishin bërë presion për të krijuar një familje. Siç shpjegoi ajo, Kris “thjesht më dërgon mesazhe kot dhe thotë, ‘Mendoj se është koha’, dhe unë i them, ‘A nuk varet nga unë?!’” Deri atëherë, Kendall është e lumtur që është vetëm teze. “Dua të them që kam kaq shumë mbesa dhe nipër”, -tha ajo në një rrëfim gjatë episodit të Kardashians të 9 qershorit. “Por është gjithmonë emocionuese të takosh një personalitet të ri të vogël.”

Kendall, historikisht motra më private e Kardashian-Jenners, foli si rrallëherë për lidhjen me lojtarin e NBA pak javë më parë gjatë intervistës me Jimmy Kimmel. Po atë ditë, ajo dhe motra e saj Kylie Jenner shkuan në ndeshjen e Booker-it, gjë që Kendall e bën shpesh.

Në fakt, Kendall i tha Kimmel se ajo i shikon të gjitha mdeshjet e Booker dhe është gjithë kohës me telefon. “Sigurisht që po. Unë shikoj çdo lojë edhe nëse jam në një darkë apo diku tjetër. Të gjithë miqtë dhe familja ime e dinë se ulem me telefonin tim kudo që të jem dhe e shoh. Unë kam qenë gjithmonë një adhuruese e basketbollit dhe dashuria më lindi prej Khloé. Mbaj mend që shkonim në të gjitha ndeshjet e Lakers kur isha shumë e vogël, kështu që kam qenë një fanse e madhe e NBA-së për një kohë vërtet të gjatë.”- tha ajo.

Kendall dhe lojtari i Phoenix Suns konfirmuan lidhjen në qershor 2020 pas disa javësh që kishin qenë në qendër të thashethemeve për një romancë të mundshme. Prej asaj kohe postimet e tyre së bashku në rrjetet sociale dhe daljet në publik numërohen me gishtat e dorës.

Ndonëse kanë udhëtuar kudo nga Los Angeles në New York e në Itali, kanë mbajtur një profil relativisht të ulët publik. Në mars, Devin bëri një koment të rrallë në lidhje me marrëdhënien e tij me Kendall, duke i thënë Wall Street Journal, “Unë po e shijoj jetën në maksimum dhe kjo më doli aq lehtë nga goja sepse nuk ka qenë gjithmonë kështu. Por ndihem sikur jam në një vend të mirë tani. Unë e dua familjen time, i dua njerëzit përreth meje dhe më pëlqen ndikimi që kam në këtë botë.”

 

Si problemet e shumta çuan në ndarjen e Kendall Jenner me Devin Booker dhe raporti i tyre për momentin

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook