Basketboll/ Ndaj Austrisë për të tentuar ëndrrën, kombëtarja e basketbollit luan shanset për kualifikim

Kombëtarja e basketbollit për meshkuj, do të nis këtë të dielë përgatitjet për ndeshjen e dytë të raundit të parë kualifikues për Kupën e Botës 2027, atë ndaj Austrisë.

Shqipëria është e shortuar në grupin C së bashku me Austrinë dhe Armeninë, teksa ekipi ynë u mposht në ndeshjen e parë ndaj Armenisë, me rezultatin 84-79, teksa për momentin ndodhemi të fundit në këtë grup.

Ndaj Austrisë regjistrojmë përballjen e tretë në histori, teksa dy përballjet  e mëparshme për kualifikuese jemi mundur, në vitin 2004 në Austri, 83-66, si dhe një vit më pas në Tiranë me rezultatin 82-90.

Grupi C, kryesohet për momentin nga Armenia me 3 pikë, por me 2 ndeshje të zhvilluara, ndërsa në vendin e dytë është Austria me 1 pikë më pak, me një ndeshje të luajtur po aq sa edhe ekipi ynë përfaqësues.

Skuadra do të grumbullohet në datë 17 Nëntor në Durrës nën urdhrat e trajnerit Erkand Karaj, teksa sfidën ndaj Austrisë  do të zhvillohet ditën e enjte, në datë 21 Nëntor, ora 19:30, në pallatin e sportit “Dhimitraq Goga”, në Durrës. Përballjen Shqipëri-Austri do ta drejtojë gjyqari spanjoll Arnau Padros Feliu, me asistentët Valerio Grigoni nga Italia dhe Ioannis Agrafiotis nga Greqia.


Arena e Lajmit

Basketboll/ Ndaj Austrisë për të tentuar ëndrrën, kombëtarja e basketbollit luan shanset për kualifikim

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook