“Qeveria t’u thotë “jo” lukseve dhe abuzimeve”, Teliti: E vetmja mënyrë për realizimin e minimumit jetik 200 euro

Koordinatori për Programin Ekonomik në PD, Dorjan Teliti ka listuar disa arsye, prej të cilave sipas tij qeveria nuk miraton minimumin jetik.

Sipas Telitit qeveria mund të miratojë minimumin jetik prej të paktën 200 eurosh vetëm duke u thënë “jo” lukseve, koncesioneve korruptive PPP, tenderave pa garë dhe abuzimeve të tjera.

Reagimi i Telitit:

ARSYET PSE QEVERIA RAMA NUK MIRATON MINIMUMIN JETIK!
Ka vetëm një rrugë për ta ndërmarrë minimumin jetik prej të paktën 200 euro, dhe ajo fillon:
1. Duke i thënë JO lukseve qeveritare.
2. Duke i thënë JO koncesione korruptive PPP.
3. Duke i thënë JO tenderave të porositur dhe pa garë.
4. Duke i thënë JO financimit të rrugëve të florinjta.
5. Duke i thënë STOP abuzimit, grabitjes dhe babëzisë!
⁉️Si mendoni ju, a ka “fundshpinë” qeveria e rilindjes ti thotë JO luksit dhe miliardave të miqve? Fatkeqësisht JO! Për qeverinë nuk janë prioritet shqiptarët, përkundrazi.
🔷Ndaj duhet ndryshimi politik, ndryshe do zhytemi thellë e më thellë në shpopullim dhe varfëri.
Për PD #ekonomiaepara


Arena e Lajmit

“Qeveria t’u thotë “jo” lukseve dhe abuzimeve”, Teliti: E vetmja mënyrë për realizimin e minimumit jetik 200 euro

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook