Ndeshja e parë kualifikuese Euro 2025, humbje e thellë e Shqipërisë u19

Shqipëria U-19 pësoi disfatë rezultatin 6 me 0 nga Izraeli U-19. Sfida u luajt në “Elbasan Arena” dhe nisi fushatën kualifikuese për Europianin e vitit 2025.

Djemtë e drejtuar nga Julian Ahmataj pësuan nga tre gola për secilën pjesë. Kështu izraelitët nuk e diskutuan asnjëherë fitoren, teksa ndeshja mori jetë në orën 14:00.

Në pjesën e parë ishin Zoabi, Hazan dhe Khalaili që shënuan. Në të dytën skuadra e Izralit thelloi fitoren me Olin, Hazan që plotësoi dopietë, si dhe Magor.

Në grupin 11, Danimarka kishte mposhtur më parë Irlandën e Veriut. Sfidat e radhës për Shqipërinë U-19 do të jenë kundër Danimarkës më 16 nëntor ora 14:00 dhe Irlandës së Veriut, më 19 nëntor ora 15:00.


Arena e Lajmit

Ndeshja e parë kualifikuese Euro 2025, humbje e thellë e Shqipërisë u19

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook