INTERVISTA/ “Çdo ndeshje ka historinë e vet, mungesa kanë të gjithë”, Duro: Barazimi rezultat pozitiv, disa lojtarë meritojnë shans te kombëtarja

Shqipëria kërkon të marrë maksimumin në dy ndeshjet e mbetura të Nations League, ndaj Çekisë dhe Ukrainës. Trajneri i njohur, Shpëtim Duro, në një intervistë ekskluzive për Sport News në News 24 tha  se çekët janë një kundërshtar mjaft i vështirë, por u shpreh optimist për paraqitjen e kombëtares, duke marrë parasysh cilësinë e kuqezinjve. Tekniku nuk preferoi të bënte një krahasim me sfidat e kaluara ndaj këtij rivali, pasi sipas tij, çdo ndeshje ka histori ndryshe. Duro foli edhe  për ndikimin e mungesave, formacionin, mundësinë e përfshirjes në lojë të Uzunit dhe Muçit dhe natyrisht për shanset tona reale që të përfundojmë në vendin e parë të grupit në këtë kompeticion.

 

Profesor, beson tek magjia e ketij stadiumi, do jetë full ndaj Çekisë, mund të sjell presion, nuk na trajtuan mirë në Pragë…

Çështja e kombëtares është gjithmonë e ndjeshme, sidomos në këtë impiant. Dihet që do jetë i mbushur plot e përplot. Kjo ëshë një anë pozitive për mbështetjen e kombëtares. Dihet që presioni është i madh, pasi është një ndeshje shumë e rëndësishme për vazhdimësinë e ekipit tonë përfaqësues.

Mendon se kemi nxjerr mësime nga ajo sfidë, çfarë duhet të bëjmë ndryshe, na goditën aty ku mendonim se ishim më të fortë, në zemër të mbrojtjes…

Çdo ndeshje ka historinë e vet. Ajo ndeshje nuk ishte përgatitur mirë, sidomos në fillim, ndaj një kundërshtari shumë solid, shumë serioz. U ndëshkua qysh në momentet e para dhe nuk patëm forcë reaguese.

Kjo është ndeshje tjetër. Bëhet fjalë për dy skuadra që jemi pretendentë për vendin e parë, ndaj një rivali tejet të fortë. Le të jemi realistë. Parashikoj ndeshjen shumë të vështirë. Çekia, pavarësisht luhatjeve, është një kundërshtar i një niveli të lartë europian. Por, dhe ne kemi një ekip jashtëzakonisht cilësorë dhe shpresoj të përsërisim atë që kemi bërë sezonin e kaluar.

Të shqetësojnë dëmtimet, Gjimshiti-Kumbulla në mbrojtje, Broja, Manaj, Daku në sulm, cilat mungesa do të peshojnë më shumë?

Në skuadrën kombëtare, secili futbollist ka vlerat e veta. Është një moment që kemi shumë mungesa. Kjo është një “sëmundje” që duket edhe te skuadrat e tjera. Edhe Çekia ka mungesa. Dy mungesa të rëndësishme janë Gjimshiti dhe…Manaj.

Gjimshiti është një nga pika më të forta të Atalantës dhe kombëtares tonë. Fati i keq që u bë 2-3 ndeshje, që nuk po luan.

Manaj ishte  në formë në ndeshjet e fundit me kombëtaren, ai është një mungesë e rëndësishme, duke mos anashkaluar edhe emrat që thatë ju.

Profesor në shijet tuaja, kush duhet të luajë në qendër të sulmit, ose cili do të ishte tredhëmbeshi juaj ideal për ndeshjen kundër Çekisë?

Nuk pres ndryshime. I referohem ndeshjes ndaj Gjeorgjisë që luajtën mjaft mirë. Mesa di unë, është po ai formacion, nuk kemi mungesa. Si kandidat të mundshëm momentalisht shumë afër formacionit shikoj Muccin dhe Uzunin. I referohem  formës së tyre.

 Profesor, Fakaj më tha një ditë më parë se Uzuni është viktimë e skemës, jep më të mirën si sulmues i dytë, ju si mendoni, e kemi ne këtë luks të sakrifikojmë një lojtar si Uzuni, është legjionari më në formë, i njëjti diskutim dhe për Muçin, vuan rivalitetin e Bajramit…

Unë thash që këta dy lojtarë janë pranë formacionit. Është e vërtetë që Uzuni luan në të gjitha pozicionet e sulmit. Më efektiv është në qendër të sulmit, se është afër portës. Ai luan mirë me skemën 3-5-2, por mund të luajë edhe sulmues i parë. Është çështje zgjedhje.

Sa i takon Muçit, kam konsideratë për potencialin dhe nivelin që ka. Bëhet fjalë për një lojtar që po tregon veten te Besiktas dhe ndihmon shumë ekipin tomë kombëtar. Unë mendoj se ai duhet të jetë gjithmonë në ekipin tonë kombëtar. Është lojtar që zgjidh shumë situata në momente të veccanta, sikurse e kemi parë te Besiktas së fundmi.

Nuk është në kushte perfekte as Asallani, po vuan shumë presionin edhe në Milano këtë periudhë, kemi në një plan B pa Asallnin?

Ka plan B. Asllani është pikë e fortë, sidomos në ndeshjet e fundit. Ne kemi Laccin, kemi Ramadanin, kemi Bajramin dhe Mucci në krahun e majtë. Pra, kemi disa alternativa, për skema të ndryshme.

Në fund, profesor, dua një parashkimin logjik për sfidën me Çekinë dhe në çfarë vendi e mbyllim grupin?

Kam folur me superlativa për ekipin tonë kombëtar që kur erdhi Sylvinho .Që kur erdhi ky trajner, thashë që tekniku matet me rezultatet. Luajtëm në mënyrë dinjitoze në Europian dhe tani në Nations League, jemi në garë për vendin e parë.

Kemi patur 3 ekipe të forta në grup (Nations League). Unë them se me Çekinë fitorja do ishte ideale, por duke patur parasysh ambientin, humbjen nuk duhet ta pranojmë. Barazimi do ishte rezultat i pranueshëm. Nëse fitojmë, jemi serioz për vendin e parë.

(J.S/)

 


Arena e Lajmit

INTERVISTA/ “Çdo ndeshje ka historinë e vet, mungesa kanë të gjithë”, Duro: Barazimi rezultat pozitiv, disa lojtarë meritojnë shans te kombëtarja

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook