Situata e Partizanit/ Sulmuesi “ngecet” në Tiranë, të kuqtë kthehen në stërvitje

Ditën e sotme Partizani kthehet në stërvitje, pas një pushimi 3-ditor, të cilin shumica e futbollistëve e kanë shfrytëzuar për të kaluar kohë me të afërmit e tyre, ashtu si edhe trajneri Veselinoviç, që ka udhëtuar drejt Serbisë për tu bashkuar për pak ditë me familjen.

Pushimet marrin fund sot, me shumicën e lojtarëve, që do të kthehen në stërvitje për të përgatitur ndeshjen e radhës me Laçin, e programuar më 23 nëntor në “Arenën e Demave”.

MUNGESAT – Kote, Preka dhe Hadroj janë lojtarët e grumbulluar me ekipet kombëtare dhe do të mungojnë në stërvitjet e këtyre ditëve. Risinë e përbën shkodrani, që është thirrur nga trajneri Silvinjo fillimisht për tu stërvitur.

BINTSUKA – Në listën e Kongos ishte grumbulluar edhe Arshonzh Bintsuka, por sulmuesi nuk ka udhëtuar për t’iu bashkuar skuadrës. Burime pranë klubit raportojnë se ka qenë e pamundur që kongolezi të gjejë një fluturim drejt atdheut të tij, ndikuar edhe nga fakti që ai ka një pasaportë jashtë zonës “Schengen”. Si rrjedhojë, 22-vjeçari do të vijojë të jetë nën urdhrat e trajnerit Veselinoviç.

DËMTIMET – Mehmeti dhe Ismaili kanë vuajtur problemet fizike dhe duhet ta shfrytëzojnë këtë pauzë për tu rikuperuar nga shqetësimet muskulore që kanë pasur. Ismaili ka pësuar një kontraktim, që e ndaloi edhe të ishte pjesë e Kosovës U-21 në këtë grumbullim. Nga ana tjetër, Mehmeti ka pasur shqetësime të herëpashershme, por fatmirësisht jo të rënda. Situata sa i përket frymës në grup paraqitet mjaft e mirë, ndihmuar edhe nga fitorja në derbin me Dinamon, një sfidë me rival direkt.


Arena e Lajmit

Situata e Partizanit/ Sulmuesi “ngecet” në Tiranë, të kuqtë kthehen në stërvitje

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook