“Thirrini mendjes tani”, Vokshi për Beqajn: E latë të shkretin atje, dy ditë me pranga dhe nuk flet

Kryetarja e komisionit hetimor për Sterilizimin, Albana Vokshi u është drejtuar anëtarëve socialistë, duke u kërkuar të miratojnë një shtyrje të punimeve.

Ajo u shpreh se komisioni nuk mund të mbyllet në këtë mënyrë dhe se nuk do të kishte kohë të mjaftueshme “edhe nëse dita do të kishte 72 orë”.

“Thirrini mendjes”, iu drejtua ajo socialistëve, duke shtuar se opozita u është lutur dhe ka kërkuar vazhdimisht të vazhdohen punimet.

Ajo vijoi duke thënë se ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj është sjellë dy ditë me pranga dhe nuk është lejuar të flasë.

“E latë dhe atë të shkretin atje, e sillni dy ditë me pranga dhe nuk e lini të flasë”, u shpreh Vokshi.

“Ça po bëni mo? Si mund të mbyllet kështu komisioni? Po nesër kur do zbardhen këto procesverbale, kur do i lexojmë, kur do shkruajmë raportin? Edhe të ketë dita 72 orë nuk na dalin orët se ka dhe seancë nesër. Thirrini mendjes të paktën tani në fund të ditës, duke ju kërkuar e duke ju lutur juve të vazhdojmë. E latë dhe atë të shkretin atje, e sillni dy ditë me pranga dhe nuk e lini të flasë”, tha Vokshi teksa u drejtohej socialistëve në sallën e komisionit.


Arena e Lajmit

“Thirrini mendjes tani”, Vokshi për Beqajn: E latë të shkretin atje, dy ditë me pranga dhe nuk flet

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook