Eduart Reçi, 52 vjeç, ra pre e një atentati me armë zjarri në orët e vona të mbrëmjes së të mërkurës te rruga “Faik Konica”, në Tiranë.
Gazetari Igli Çelmeta raporton për Balkanëeb se Reçi njihet si biznesmen dhe pronar i disa subjekteve në atë zonë, ndërsa në momentin e të shtënave ndodhej pranë banesës së tij.
Ai ka marrë një plumb në kokë dhe ndodhet në gjendje të rëndë për jetën te Spitali i Traumës.
Në njoftimin e parë për mediat, Policia e Tiranës tha se po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
()