“Hakmerret” Anglia, “Tre Luanët” “kafshojnë” Greqinë, Carsley “saldon” Kane në stol

Hakmarrja shërbehet e freskët, Anglia nuk humbet kohë, por në rastin e parë i përgjigjet Greqisë në të njëjtën formë, i “çmonton” brenda në Athinë me rezultatin e pastër 0-3. Në pritje të Thomas Tuchel, “Tre Luanët” kapin kreun e Grupit B2 në kuotën e 13 pikëve, po aq sa Greqia.

Shtatë minuta lojë i mjaftuan Anglisë për të kaluar në avantazh, me Watkins që zhbllokoi ndeshjen me një goditje të saktë brenda në zonë. Greqia nuk qëndroi pasive, por tentuan në disa raste të riktheheshin në lojë, por portieri Pickford bëri pjesën e tij. Jude Bellingham tentoi në disa momente të gjente rrugën e rrjetës, por kur e bëri diçka të tillë në minutën e 78-të, për fatin e tij të keq u konsiderua autogol pas devijimit të portierit grek. Për t’i bërë një mbyllje perfekte këtij takimi mendoi mesfushori i Liverpool, Curtis Jones qe me finte dërgoi topin në rrjetë duke realizuar një gol për katalog.

  • foto galeri
  • foto galeri

Ulja e Harry Kane në stol dhe Watkins nga minuta e parë mori vëmendjen e mediave angleze, një lëvizje kjo e trajnerit Carsley që rezultoi e goditur.

()


Arena e Lajmit

“Hakmerret” Anglia, “Tre Luanët” “kafshojnë” Greqinë, Carsley “saldon” Kane në stol

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook