Boks/ Tayson shulplakë Paul-it, pritjes i vjen fundi, “Iron Man” rikthehet në ring

Pritjes për rikthimin në ring të legjendës së boksit Mike Tayson po i vjen fundit. Vetëm pak orë na ndajnë nga sfida e shumëpritur mes Tayson dhe ish Youtuberit të mirënjohur, Jack Paul. Për shumëkënd kjo nuk do të jetë një sfidë reale boksi por një show, megjithatë vëmendja do të jetë maksimale të premten në mbrëmje për të parë “Iron Man” sërish me dorezat e boksit e në me stë ringut.

Një incident i rëndë ka ndodhur në momentin e peshimit të boksierëve Mike Tyson e Jake Paul, që do të duelojnë mes tyre mbrëmjen e së premte. Në momentin që kanë dalë “ballë për ballë”, Mike Tyson, ish-kampion bote në peshën e rëndë, ka goditur me shpullë rivalin e tij, 30 vjet më të ri. Sipas imazheve Pol provokon Tajson duke i shkelur këmbën dhe “veterani” nuk e ka toleruar duke e goditur me shuplakë. Kaq ka mjaftuar për të ndezur takimin Menjëherë kanë ndërhyrë stafet e të dy sportistëve që kanë ndarë boksierët, me Paul që nuk reagoi pas goditjes. Tyson nuk pranoi ta komentonte atë incident, duke thënë se “fjalët mbaruan”. Ndërsa Paul ishte  i papërmbajtshëm teksa tha se goditja e Tyson ishte thjesht një përkdhelje dhe se në ring ai do të mundësonte fundin e jetën së “Iron Man”.

Ndeshja e madhe e boksit do të mbahet në “AT&T Stadium” në Arlington të Teksasit të premten në mbrëmje.


Arena e Lajmit

Boks/ Tayson shulplakë Paul-it, pritjes i vjen fundi, “Iron Man” rikthehet në ring

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook