Dua Lipa surprizohet nga tifozët e Liverpulit teksa këndojnë hitin e saj në stadium pas fitores (VIDEO)

Dua Lipa nuk kishte si mos të ishte më se e lumtur pasi pa tifozët e futbollit të Liverpulit duke festuar nën hitin e saj ‘One Kiss” pas triumfit të skuadrës në FA Cup kundër Çelsit të shtunën.

dua-lipa

Euforia shpërtheu në stadiumin “Wembley| pas gjuajtjes së penalltive të Liverpulit, gjë që bërië që tifozët të kërcenin nën ritmet e këngës së saj.

 Duke shpërndarë një video në Instagram të turmës teksa festonin nën tymin e kuq, Dua, shkroi me shkronja të mëdha: ‘SKENA ABSOLUTE!!!!!’

 Tifozët e Liverpulit fillimisht shprehën dashurinë e tyre për Duan gjatë performancës së saj para finales së Ligës së Kampionëve 2019 në Kiev, ku ajo performoi të njëjtën këngë.

Shpesh luhet në ndeshjet e Liverpulit, veçanërisht pas fitoreve të mëdha për klubin.

Kjo vjen pasi Dua ndau me ndjekësit një paraqitje të shkurtër të kohës së saj ‘joproduktive’ gjatë një pushimi të fundit nga turneu i saj Future Nostalgia.

Ylli i muzikës ka festuar me miqtë në Berlin.

Krijuesja e hitit ‘Physical’, dukej mahnitëse me paraqitjen e saj teksa shijonte darkën me stilistin Marc Gohering.

Arena e Lajmit


Loading…

Dua Lipa surprizohet nga tifozët e Liverpulit teksa këndojnë hitin e saj në stadium pas fitores (VIDEO)

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook