MOTO GP/ Martin kampion bote, spanjolli fiton titullin për herë të parë në histori, dorëzohet Bagnaia

Piloti spanjoll i Ducati Pramac, Jorge Martin, u shpall të dielën pasdite kampion bote në MotoGP për vitin 2024. Atij i mjaftoi vendi i tretë arritur në garën e zhvilluar në pistën e Montemelo, para fansave të tij në Barcelonë, për të fituar titullin e parë në karrierë në këtë kategori. Martin kishte 19 pikë epërsi para garës ndaj italianit të Ducati, Francesco Bagnaia, ndaj u mjaftua me administrimin e avantazhit, në një garë ku nuk rrezikoi aspak, duke fituar titullin me 10 pikë më shumë se italiani. Ai la Bagnaia e Marc Marquez (i dyti sot) të duelonin për fitoren, duke bërë një garë më vete.

Bagnaia bëri detyrën, duke fituar garën e fundit sezonale dhe shpresuar te titulli kampion, por nuk ia doli dot të përmbysë renditjen. Italiani shpresoi te fati apo ndonjë gabim i Martin, në një fundjavë ku ishte dominues, por kjo nuk mjaftoi (fitoi edhe garën sprint të shtunën). Italiani e nisi garën nga “pole” dhe e ruajti kreun deri në fund, duke lënë pas Marquez (i dyt). Martin e mbylli garën i treti dhe më pas nisi festën për këtë triumf të madh në karrierën e tij.

Bagnaia fitoi më shumë gara se Martin, por spanjolli ishte më konstant përgjatë sezonit. Kjo garë duhej të ishte zhvilluar në Valencia, por u spostua në Barcelonë për shkak të përmbytjeve dy javë më parë. Ndaj dhe u quajt “gara e solidaritetit”, pasi të ardhurat shkuan për personat e prekur nga përmbytja në Valencia. Ndërkoh Motori Ducati u shpall kampion për konstruktorë.


Arena e Lajmit

MOTO GP/ Martin kampion bote, spanjolli fiton titullin për herë të parë në histori, dorëzohet Bagnaia

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook